Tue. May 17th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Sipas një studimi të ri, gjumi i pasdites pushon trurin dhe përmirëson funksionet e kujtesës.

Mirëpo, ky studim në fakt vërteton se është e dobishme të flihet, por jo të flihet në gjumë të thellë. Gjumi i shkurtër prej gjithsej dhjetë minutash redukton lodhjen, edhe pse shumica e hulumtimeve të tjera kanë dëshmuar se për shplodhje të plotë më i dobishëm është gjumi më i gjatë.

Në një eksperiment të kryer në Gjermani, në të cilin është kërkuar nga studentët të mbajnë mend një listë të emrave dhe t’i rikujtojnë pasi të kenë luajtur një orë rresht lojën e durimit. Disave u është lejuar të flenë pesë minuta në fillim të testit, e më vonë është dëshmuar se kanë mbajtur mend dukshëm më shumë fjalë.

Para gjumit, truri përpunon sërish ndodhitë e fundit dhe prodhon ndjenja të ngjashme dhe mendime të ndryshme. Duket se gjatë këtyre momenteve truri kërkon materiale të reja për të ditur çfarë të bëjë me to. Pikërisht kjo periudhë e shkurtër është shumë e rëndësishme për përmirësimin e kujtesës dhe shumë më e rëndësishme se sa vetë gjumi.

Gjithsesi, e mira do të ishte të mos e tejkaloni. Një gjumë i shkurtër s’ nevojitet të zgjas më shumë se 20 minuta. Në rast të kundërt do të dëmtonte sistemin nervor.

 

 

[ad_2]

Leave a Reply