Studimi i 400 mijë njerëzve ka përfunduar se gjumi i mirë, cilësor, natën e pakëson për 29% rrezikun për fibrilacion atrial dhe për 35% atë për ngadalësim patologjik të ritmit.
Fibrilacioni atrial është një formë e çrregullimit të ritmit të zemrës, përgjegjës për sulmet iskemike të trurit.
Prandaj, parandalimi i saj, dhe trajtimi adekuat pas detektimit, mbeten ndër prioritetet kryesore të luftimit të infarktit akut trunor./ Dr. Blerim Myftiu