Gjykata e Ferizajt vendos ta largojë nga shtëpia ish- gruan e zyrtarit komunal në Ferizaj

loading...

Një nënë nga Ferizaj së bashku me vajzën e saj janë të rrezikuar të mbesin pa kulm mbi kokë. Atyre po ju mohohet e drejta të qëndrojnë në shtëpinë ku kanë jetuar  tash e 17 vite së bashku me kryefamiljarin A.Z, zyrtar komunal në Ferizaj i cili ishte dënuar për dhunë ndaj gruas me iniciale M.Z.

KALLXO.com ka siguruar vendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj për këtë rast ku thotë se M.Z nevojitet të lëshojë shtëpinë menjëherë në të kundërtën do të largohet me dhunë.

“Aprovohet propozimi i kreditorit dhe lejohet ekzekutimi i aktvendimit përmbarues C.nr.3/19 i datës 10.07.2020, urdhërohet debitorja ta lirojë shtëpinë e kreditorit menjëherë, në të kundërtën debitorja do të largohet me forcë në momentin e marrjes së këtij aktivendimi”, thuhet në vendim.

Ky vendim është marrë dy ditë më parë nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

A.Z, i cili është zyrtar komunal në Komunën  e Ferizajt muaj më parë ishte dënuar nga shkalla e parë në gjykatë se kishte kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij M.Z.

Ai ishte dënuar në shkallën e parë nga Gjykata e Ferizajt për dhunë familjare.

Me vendim të Gjykatës, pas divorcimit të çiftit, kujdestaria e  fëmijëve i ka takuar nënës, por për disa muaj ajo s’ e ka takuar djalin e saj 11 vjeçar i cili ka qëndruar tek babai i tij.

Seanca për kujdestarinë e fëmijëve pritet të mbahet në shtator të këtij viti.

KALLXO.com muajin e kaluar pati raportuar për të njëjtin rast ku viktima pati treguar se problemet në familje kishin filluar që nga marsi i vitit 2019 ku ish – bashkëshorti i saj kishte dërguar në shtëpi gruan e dytë.

Në atë kohë, KALLXO.com ka provuar të marrë koment edhe nga zyrtari komunal mirëpo i njëjti s’ ka pranuar të flasë. në këtë kohë, Fitim Shabani, avokati i zyrtarit komunal, thotë se klienti i tij është rikther në shtëpi pas 14 muajve pasi që ka qenë e pamundur të qëndrojë diku tjetër.

Punëtori i Komunës së Ferizajt i dënuar për rrahjen e gruas i kërkon edhe të largohet nga shtëpia



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *