Skip to toolbar

Gjykata Themelore në Prishtinë pranon paisje për mbajtjen e seancave në mënyrë virtuale


loading...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se sot ka pranuar një donacion me pajisje të teknologjisë informative nga USAID-i amerikan.

Sipas njoftimit të tyre, këto pajisje mundësojnë mbajtjen e seancave gjyqësore në mënyrë virtuale.

“Kryetarja e gjykatës, Afërdita Bytyçi  falënderoi  USAID-in për mbështetjen e vazhdueshme që po i ofron Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe vlerësoi se ky donacion do ti mundësojë gjykatës që të vazhdojë me rritjen e numrit të seancave online, sidomos në rastet kur mbajtja e seancave me prezencën fizike të palëve është vështirë të realizohet për shkak të rrethanave pandemike”, thuhet në kumtesen e publikuar në rrjetin social “Facebook”, të mërkurën.



loading...