Gjykata vendos për pezullimin e vendimit mbi shkarkimin e sekretarit të MIE-së


Kushtrim Cukaj në maj të këtij viti ishte shkarkuar nga pozita e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Integrimit Evropian nga Komisioni Disiplinor për Pozitat e Nivelit të Lartë Drejtues në Shërbimin Civil të Qeverisë së Kosovës.

Sipas arsyetimit të këtij vendimi, Cukaj ishte shkarkuar nga pozita e sekretarit të përgjithshëm për shkak të shkeljeve të rënda dhe të shumta të detyrave të punës gjatë ushtrimit të funksionit të tij në këtë pozitë. Këto shkelje sipas Ministrisë së Integrimeve kishin të bënin me nënshkrimin e kontratave për lobim, punësime me kontrata mbi vepër e pagesën e qirasë.

Lidhur me vendimin për shkarkimin e tij nga kjo pozitë, Cukaj i është drejtuar Gjykatës së Prishtinës me ç ‘rast ka ushtruar padi ndaj Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës dhe Komisionit Disiplinor për Pozitat e Nivelit të Lartë Drejtues të Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesën për anulimin e vendimit mbi shkarkim të Komisionit Disiplinor si dhe me propozimin e shtyrjes së ekzekutimit të këtij vendimi deri në përfundim të këtij procesi gjyqësor.

Përkitazi këtij propozimi KALLXO.com ka marrë vesh se Gjykata e Prishtinës, më saktësisht gjyqtari i çështjes Kreshnik Kaçiu ka marrë vendim që ta aprovojë kërkesën e Cukajt, në atë mënyrë që e ka shtyrë ekzekutimin e vendimit disiplinor deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës për zgjidhjen e çështjes së padisë.

Marrjen e këtij vendimi Gjykata e ka arsyetuar me faktin se shtyrja e ekzekutimit të këtij vendimi deri në vendosjen e çështjes në mënyrë meritore s’ është në kundërshtim me interesin publik e që në rast të ekzekutimit të këtij vendimi, Gjykata ka konstatuar se ekziston mundësia e shkaktimit të dëmit të pa riparueshëm ndaj Cukajt.

prandaj sipas Gjykatës, shtyrja e ekzekutimit të këtij vendimi deri në vendosjen lidhur me padinë e paditësit Kushtrim Cukaj, s’ do t’i sjellë dëm palës paditur dhe se një veprim i tillë do t’i shmangë pasojat e mundshme që do të shkaktoheshin në të ardhmen Po qe se vendimi i Komisionit Disiplinor në fund të procesit gjyqësor do të rezultonte se është marrë në kundërshtim me ligjin.

Komisioni Disiplinor që kishte vendosur për shkarkimin e Cukajt përbëhej nga: ish-zëvendës kryeministri Haki Abazi (kryesues), me anëtaret ish u.d. ministri i MPBAP Xhelal Sveçla, ish ministrja e MAPL Emilja Rexhepi, sekretari i përgjithshëm i ministrisë së shëndetësisë Naim Bradiq dhe kryeshefja ekzekutive e ABGJ-së Edi Gusia.

Ministria e Integrimeve pretendon se Cukaj gjatë ushtrimit të detyrës së tij ka keqadministruar resurset e Ministrisë në lidhje me kontratat e lobimit.

Sipas MIE-së, më 17 qershor 2019 kjo Ministri kishte nënshkruar kontratë për shërbime të konsulencës ndërkombëtare për nevoja të saj me operatorin ekonomik ‘Madison Group Strategies L.L.C’ me seli në ShBA.

E njëjta kontratë kishte kohëzgjatje 9 muaj dhe vlera e saj ishte 171 mijë dollarë amerikanë. Kontrata ishte justifikuar mbi nevojën që Kosova ka për forcimin e pozitës së saj në skenën ndërkombëtare e sidomos atë evropiane si dhe për sigurimin e ekspertizave strategjike, ligjore dhe politike në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës në procesin e integrimit euro-atlantik në përmbushjen e kritereve për integrim europian.

Ministria pretendon se Cukaj kishte dështuar të përmbushte përgjegjësinë e tij për të siguruar zbatimin e kontrollimit të zbatimit të legjislacionit dhe bashkëpunimit në ministri të tjera ashtu që të konsultohen për mundësinë e tejkalimit të kompetencave dhe fushëveprimit të Ministrisë së Integrimit Evropian.

“Kërkesa e datës 23.04.2019 e ish-ministres Dhurata Hoxha mbi ë cilën është kërkuar inicimi i marrëveshjes për shërbime të konsulencës ndërkombëtare dhe shërbimet e ofruara dhe të raportuara me anë të raportit të shërbimeve korrik 2019- janar 2020 nga operatori ekonomik kanë qenë jashtë fushës së veprimtarisë dhe kompetencave të MIE-së”, thuhet në vendimin e komisionit disiplinor.

Gjithashtu, në vendim thuhet edhe se ai ka dështuar të ushtrojë me efikasitet përgjegjësinë e tij për koordinimin e sistemit ministror pasi që njëra ndër arsyet e kësaj kontrate thuhet të ketë qenë mungesa e kuadrove dhe specialistëve në ndërtimin e strategjive të politikave të jashtme përkatësisht pozicioneve ligjore dhe politike në procesin e integrimit euro-atlantik.

MIE ka konsideruar po ashtu se Cukaj ka dështuar të përmbushte përgjegjësinë e tij për sigurimin e zbatimit dhe kontrollimin e zbatimit të legjislacionit pasi që lidhja e kësaj kontrate bëhet me anë të ecurisë së prokurimit me negocim pa publikim të njoftimit të kontratës, pa u përmbushur kërkesat e Ligjit për Prokurimin Publik, të cilat autorizojnë përdorimin e kësaj procedure prokurimi.

Po ashtu, MIE ka konsideruar se Cukaj ka dështuar që të mbrojë interesin publik. Gjithashtu ka dështuar që si përgjegjës për administrimin e burimeve financiare të sistemit ministror, të luajë rol aktiv në përcaktimin e kushteve të kontratës, veçanërisht sa ka të bëjë me çmimet, karakteristikat teknike si dhe të sigurojë që çmimi i kontraktuar s’ është më i lartë se çmimi i tregut.

“Kjo pasi që oferta financiare e dakorduar mes palëve si shërbim të vetëm të përshkruar thekson se shërbimet e konsulencës ndërkombëtare për nevojat e Ministrisë së Integrimit Evropian që ka si sasi 9 muaj dhe çmim për njësi prej 19 mijë dollarëve amerikan.”

Gjithashtu, në vendim thuhet se Cukaj ka dështuar të veprojë në mënyrë profesionale në lidhje me njoftimin për shkëputjen e kontratës nga ana e Ministrisë së Integrimit Evropian me operatorin ekonomik ‘Madison’.

Në një nga pikat e arsyetimeve të pretendimeve për Cukajn thuhet se komunikimet me operatorin ekonomik kanë qenë jokoherente dhe joprofesionale duke i shkaktuar dëm reputacionit të MIE-së pasi ndër të tjera Cukaj pa marrë parasysh vendimin i ka bërë me dije “OE Madison” se në momentin që rrethanat lejojnë do ta njoftojë për rifillimin e shërbimeve.

“Cukaj më pastaj kryesor delegacionin nga MIE që udhëton në SHBA në janar të vitit 2020 me qëllim të negocimit për përfaqësues të kompanisë OE Madison në Ëashington D.C lidhur me situatën e krijuar për këtë kontratë. Lidhur me këtë ka bërë shkelje të parimit të efektshmërisë, efikasitetit përgjegjshmërisë dhe shkaktimit të dëmit financiar asi kundrejt shpenzimeve të bëra s’ mund të arsyetohet dobishmëria e përfitimit për institucionin”, thuhet në vendim.

Lidhur me shkarkimin e Kushtrim Cukajt nga pozita e sekretarit në Ministrinë e Integrimit Evropian, KALLXO.com ka raportuar edhe më herët.

Punësimet

Pretendimi i dytë i MIE është se Cukaj gjatë ushtrimit të detyrës së tij ka keqadministruar resurset e MIE me rastin e lidhjes së kontratës për shërbime mediale.

Në lidhje me këtë pretendim, sipas MIE në shkresat e lëndës s’ janë paraqitur dokumente të mjaftueshme që të mund të provonin bazën e tij.

Pretendimi i tretë i MIE-së, është se Cukaj gjatë ushtrimit të detyrës së tij ka shkelur obligimet ligjore dhe ndërkombëtare të Kosovës që burojnë nga skema e Profesionistëve të Rinj.

Përkundër marrëveshjes për punësimin e bursistëve nga skema e profesionistëve të rinj, MIE kishte hapur konkurs të jashtëm për pesë pozita.

“Më 23.07.2019, MIE shpall 5 konkurse për punësim me legjislacionin në fuqi. Konkurset janë shpallur pa kërkesën nga ana e udhëheqësve të njësive në të cilat gjendeshin pozitat e lira, sikurse parashihen me Rregulloren për procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil. Konkurset e tilla të shpallura nga MIE po ashtu janë bërë në kundërshtim me detyrimet e marra nga Qeveria e Kosovës për të cilën MIE është përgjegjës dhe përfaqësuese në nivel vendi”, thuhet në vendim.

MIE pretendon se Cukaj ka dështuar të përmbushte përgjegjësinë e tij për sigurimin e zbatimit dhe kontrollimin e zbatimit të legjislacionit duke kryer dhe duke lejuar kryerjen e veprimeve që përbëjnë shkelje të legjislacionit në fuqi dhe të detyrimeve të parapara me marrëveshje ndërkombëtare.

Një pretendim tjetër i MIE është edhe se Cukaj gjatë ushtrimit të detyrës së tij ka keqadministruar resurset e MIE-s me lidhjen e marrëveshjeve për shërbime të veçanta.

“Në bazë të komunikimeve të datës 1 dhe 2 korrik 2019 në mes të Cukajt dhe udhëheqësve të njësive/ drejtorëve të departamenteve, shihet se këta të fundit s’ kanë kërkuar të angazhohen persona me anë të Marrëveshjeve për Shërbime të Veçanta. Përkundër kësaj kontratat MSHV nënshkruhen me vet-iniciativë të Cukajt pa pasur kërkesa të parashtruara nga njësitë përkatëse si dhe pa u dëshmuar asnjë nevojë objektivë për një kontraktim të tillë, rrjedhimisht këtu është shkelur parimi i efikasitetit, eficiencës dhe parimi i ligjshmërisë”, thuhet në vendim.

Pretendimi i pestë i MIE-së për Cukajn është edhe se i njëjti gjatë ushtrimit të detyrës së tij ka shkelur Kodin e Mirësjelljes në Shërbimin Civil.

Pretendimi i gjashtë është se Cukaj ka ndërmarrë masa disiplinore ndaj stafit të Ministrisë së Integrimit Europian në mënyrë të jashtëligjshme.

“Me datë 05.07.2019, Kushtrim Cukaj ka shqiptuar masa disiplinore- vërejtje me shkrim për tre drejtorë të departamenteve profesionale me arsyetimin se të njëtit s’ kanë realizuar obligimet e tyre për të iniciuar kërkesat për rekrutim”, thuhet në vendim.

Një pretendim tjetër i listuar në vendim është edhe moskryerja e obligimeve për vlerësimin e rregullt vjetor sipas procedurave të parapara. Sipas vendimit, Cukaj s’ ka kryer procesin e vlerësimit për dy drejtorë të departamenteve profesionale. Një vlerësim i tillë është obligim dhe kryhet sipas procedurave dhe afateve të parapara me Ligjin për Shërbimin Civil të Kosovës për Vlerësimin e Rezultateve në Punë të Nënpunësve Civilë.

Gjithashtu, MIE pretendon se Kushtrim Cukaj ka dëmtuar raportet e Qeverisë së Kosovës me partnerët e jashtëm.

“Gjatë ushtrimit të detyrave dhe përgjegjësive të Cukaj, janë evidentuar veprime jo profesionale dhe komunikim denigrues për institucionin, duke u shërbyer me të pavërteta, me qëllim të shtrembërimit dhe informimit jo korrekt të partnerëve ndërkombëtar përfshirë këtu Zyrën Përfaqësuese të Bashkimit Evropian në Kosovë siçështë rasti për çështjen e hapjes së konkurseve për punësim në MIE me ç’rast Cukaj me anë të prononcimeve në media ka përdorur cilësime joprofesionale e jo etike duke kualifikuar zyrtarë të BE-së si të rënë pre e gënjeshtrave dhe keqinformimit politikisht të motivuar”, thuhet në vendim.

Në pretendimin e nëntë MIE thotë se Cukaj ka refuzuar zbatimin e vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës.

“Më 11.12.2018, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil ka marrë vendim për shfuqizimin e vendimit të sekretarit për caktimin e ushtruesit të detyrës në pozitën e Drejtorit të Departamentit të së Drejtës së BE-së për nënpunësim i cili në kohën e ushtrimit të detyrës ka mbajtur pozitën e zyrtarit të lartë me koeficient 8. Ligji për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës, Cukaj nevojitet që në rast të mungesës ose paaftësisë udhëheqësi i departamentit zëvendësohet nga një udhëheqës tjetër departamenti siç e përcakton Rregullorja për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës e jo të përcaktohet ushtrues detyre një nënpunës nga kategoria funksionale e nivelit profesional”, thuhet në vendim.

Pretendimi i dhjetë i Ministrisë së Integrimeve Europiane thotë se Cukaj i ka shkaktuar dëm buxhetit të  MIE-së për shkak të lidhjes së kontratave për shfrytëzim të objekteve me qira për nevojat e MIE-s.

“Më 29.08.2018 ka nënshkruar kontratën me “Ramiz Sadiku Co” për të shfrytëzuar me qira hapësirat për qëllime të MIE. Kontrata përcaktonte shfrytëzimin e objektit me qira me hapësirë prej 502 metrave katror ku MIE obligohet të paguaj 9 mijë e 50 euro në muaj për 12 muaj me radhë me mundësi vazhdimi”, thuhet në pretendimet e MIE-së.

MIE ka vlerësuar se s’ ka dëshmi se objekti është shfrytëzuar nga MIE deri pas vendimit për zhvendosje nga ana e Cukaj i cili me anë të emailit më 26.10.2018 njofton stafin e MIE-s se nevojitet të bëhet zhvendosja e katit të tetë i ndërtesës së Qeverisë. Kjo pra ka ndodhur dy muaj më vonë pasi që është nënshkruar kontrata ndërkohë që faturat e qirasë janë paguar edhe për dy muajt paraprakë edhe pse hapësirat s’ kanë qenë duke u shfrytëzuar.

Pas të gjitha këtyre pretendimeve të ngritura nga ana e Ministrisë së Integrimeve Europiane, Komisioni Disiplinor ka vendosur që Kushtrim Cakaj të shkarkohet nga detyra e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë.

Komisioni më 30 prill kishte mbajtur një mbledhje për shqyrtimin e lëndës kurse më 5 maj komisioni kishte vendosur që të ftojë në seancën dëgjimore ministrin Reka së bashku me sekretarin tashmë të shkarkuar Kushtrim Cukaj.

Cukaj në këtë proces do të përfaqësohej nga avokatja Albana Kelmendi.

Sipas vendimit thuhet se 10 pretendime të ministrit Reka në lidhje me detyrën e Cukajt i është dërguar në formë të dokumentit.

Më 8 maj Cukajt sipas vendimit i është dërguar në formë elektronike materiali dhe lënda e inicuar ndaj tij. Më 12 maj ishte caktuar data dëgjimore por Cukaj s’ kishte shkuar për shkak të arsyeve shëndetësore kurse mbajtja e komisionit u shty për herët a vonë pra për më 13 maj.

Edhe për këtë seancë dëgjimore Cukaj kishte kërkuar që të shtyhej pasi nën arsyetimin se stafi i Ministrisë së Integrimeve do t’i nënshtrohej testimit për COVID-19, kurse për të njëjtin u vendos që të paraqitet në komision më 18 maj nga ora 15:00.

Në datën e njëjtë u mbajt komisioni disiplinor ku kishin marrë pjesë Cukaj dhe avokatja Albana Kelmendi.

Më 18 maj, Cukaj kishte deklaruar para komisionit disiplinor se s’ mund të japë dëshmi as për t’u përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të komisionit pasi që prentendoi se s’ e ka të kompletuar materialin e pranuar të lëndës. Për këtë çështje i njëjti u deklarua vetëm për materialet të cilat ka pranuar nga komisioni.

Komisioni kishte kërkuar sërish nga Cukaj që të përgjigjet në pyetje dhe të japë dëshmi për pretendimet që ishin ngritur ndaj tij por i njëjti kishte refuzuar kurse komisioni kishte vlerësuar se Cukaj kishte refuzuar të bashkëpunonte në lidhje me pretendimet e ngritura nga Ministria e Integrimeve Europiane.

Por kush është Kushtrim Cukaj?

Në një biografi të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Integrimeve në Kosovë, thuhet se nga viti 2000 deri në vitin 2010, Cukaj ka punuar në OSBE, në Departamentin e Zgjedhjeve, në përgjegjësinë e zyrtarit të lartë vendor/specialist i operacioneve zgjedhore.

Pas kësaj periudhe, Cukaj nis karrierë në institucionet e Kosovës, qoftë në Qeveri apo në institucione të arsimit të lartë.

Nga viti 2011 deri në vitin 2014 ka realizuar përgjegjësinë e kryetarit të bordit për Menaxhimin e Pyjeve, MBPZhR, Qeveria e Republikës së Kosovës.

Nga viti 2012- vazhdon edhe tutje është ligjërues në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Në vitin 2014 ka punuar drejtor i Zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.

Nga viti 2015 e deri në vitin 2018 ka punuar si menaxher regjional për rajonin e Pejës, Posta e Kosovës Sh.A.

Kushtrim Cukaj sipas biografisë është inxhinier i diplomuar, kandidat për doktoratë.

Ka marrë pjesë në shumë simpoziume shkencore dhe po ashtu ka bërë publikime shkencore.

kurse më 11 shtator 2018, është emëruar sekretar i përgjithshëm, pas dy konkurseve, pa asnjë ankesë.

Shkarkohet sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Integrimit Evropian



Related posts:

Valdete Daka gjatë vitit 2019 bleu shtëpi pushimi e banesë në vlerë 216 mijë euro
Kontrolli i ATK-së në ordinancën e paregjistruar të infektologut në Pejë
Viti i ri shkollor në Austri do të fillojë normalisht dhe pa maska
Arrestohet njëri ndër biznesmenët më të njohur në Hong Kong
Zyra e Kryeimamit distancohet nga qëndrimet e një imami në Sarajevë rreth paradës së komunitetit LGB...
ShBA paralajmëron Serbinë të jetë e vetëdijshme për rrezikun e blerjes së armëve nga Kina
Gjermania mbështet Shqipërinë me 10,56 milionë euro
Ministria e Inovacionit ‘borxhli i keq’
Më vjen keq, s’ka përparim në negociata
Jep dorëheqje kryeministri libanez
Ekzekutohen edhe pagesat për përfituesit e masës 3a në shumën 170 euro
Kështu duken sallat e gjykimit të Gjykatës Speciale
Ditëve në vijim do të licencohen edhe laboratorë të tjerë për testime për COVID-19
Shkarkohet auditori i brendshëm i Postës, Blerim Krasniqi
Fillimi i vitit të ri shkollor, Vetëvendosje inicion interpelancë për ministrin e Arsimit
Kosova i ka të përcaktuar kufijtë e saj që nga 17 shkurti
Aksident në Mitrovicë
Covid-19, gjendja në Shqipëri disa herë më mirë se në Kosovë
Mitrovica me rregulla të reja për distancën ndalohet shisha bar
Fiqnjët flasin për vrasjen e 82 vjeçares në Ferizaj
PDK kritikon Ministrin e Arsimit, pyet Me kusht që Kosova është e gatshme për fillimin e mësimit në ...
Kosova po shkon drejt një krize humanitare
Hoti dhe Zemaj diskutojnë mundësinë që punonjësve shëndetësorë t’u paguhet shtesa mujore deri në 300...
Ministri Abrashi shkarkoi Njësitë Zbatuese të Projekteve, i quan të kundërligjshme
Lista e laboratoreve private të licencuara për testet për COVID-19
Pse të paguhet 50 euro testi për COVID-19 në rrethana të varfërisë?
Rritet numri i vdekjeve në Kosovë nga COVID-19
Kaq raste aktive me coronavirus janë në Kosovë
20 komuna me raste të reja me COVID-19 në Kosovë
114 persona të shëruar nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve e fundit
172 raste të reja me COVID-19
Deputeti Haxhi Shala intervistohet si i dyshuar për kërcënim
Hoti prezanton shtatoren e Fadil Vokrrit
Zvicër: Fillon gjykimi i salafistëve, me shqiptarë të përfshirë në proces
Policia gjen marihuanë në një veturë në kufirin Kosovë- Shqipëri
Si të përdoret maska e dizajnuar?
Të dhënat nga Spitali i COVID-19 në Vushtrri, një pacient në intubim
Vdes një person në Bajgorë të Mitrovicës, dyshohet se e zuri traktori duke punuar
76 vjeçarja pranon vrasjen e Iljasit 7 vjeçar por fajëson autoritetet
Pejë, i dyshuari kanos policin gjatë intervistimit për armëmbajtje pa leje
Gjilan, dy raste të dhunës ndaj grave brenda ditës
Të mërkurën hapen të gjitha çerdhet në Ferizaj
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë flet për patrullimet e ushtrisë serbe me KFOR-in në Karaçevë
Skenderaj, burri plagos veten me armën pa leje
Partesh, punëtori i dyshuar ia merr 4500 euro pazar pronarit
‘Kriza’ në koalicionin qeverisës, LDK komenton kërkesat e AAK-së
Qeveria miraton projktligjin për 100 milion euro kredi nga BE-ja
Djali po dyshohet se vrau nënën e tij në Ferizaj
Digjet vetura në Vushtrri
Dy të arrestuar se hynë ilegalisht në Kosovë nga Maqedonia e Veriut
Ministria e Inovacionit dha para për disa biznese që s' u hapën asnjëherë
Vrasje në Ferizaj, dyshohet se viktima është 82 vjeçare
Prishtinë, burri sulmon fizikisht gruan
Podujevë, plumbi qorr bie mbi veturë
Gjendja e nivelit të ujit në Liqenin e Përlepnicës në Gjilan
Kryeprokurori i Gjakovës s' deklaron asnjë cent  para të gatshme
Organizon aheng në kohë pandemie, i iniciohet rasti në Polici
Ujësjellësi tregon sa u rrit niveli i ujit në Batllavë e Badoc pas shiut
Mosmarrëveshje për veturë, kanoset me vdekje burri në Drenas
Konflikt për pronë në Prishtinë, burri goditet me mjet të fortë
Testimi për COVID-19 në Kosovë edhe në laboratorët privatë
Nisë pagesa e 170 eurove për qytetarët dhe bizneset
Shtëpia, banesa dhe veturat e Ardian Gjinit
Policia shqiptoi mbi 1 mijë gjoba në trafik për 24 orë
Parashikimi i motit për këtë javë
Gjermania shënon vetëm një viktimë nga COVID-19 për 24 orë
SHKOLLA SHQIPE NË ZVICËR PO JU PRET!
Plagosen me thikë babë e bir në Fushë Krujë, kapet i dyshuari
Këto lagje të Prishtinës do të mbesin pa rrymë nga mesnata deri në mëngjes
Java e zezë, 78 të vdekur nga COVID-19
Prizren, shoferi i dehur kërcënon policët
Muriçi pritet t’i bashkohet ish-kampionit të Premier Ligës
​Qershitë shërojnë reumën dhe cermën
Situata me pandeminë, vendi po shkon shpejt drejt krizës humanitare
Hidhet me parashutë nga qafa e Llogarasë, lëndohet 39-vjeçari nga Tirana
Gjakovë, një grua keqtrajtohet psikikisht
VIDEO: Gërmi, gjarpri në shteg të këmbësorëve
Bullgaria arreston një person që dyshohet se sulmoi një gazetare të REL-it
VIDEO: Prishtinë, digjet një shtëpi
Projekti për shkëmbim të territoreve ka humbur jetën, por jo ideja
Profesionistet nga diaspora, iniciativë për të ndihmuar gratë shqiptare
Në ShBA, mbi 5 milionë të infektuar me coronavirus
3 mijë e 976 raste aktive me coronavirus në Kosovë
Vendimi për hapjen e shkollave do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike
Studiuesi sugjeron kurse integrimi për zviceranët: "ata po mbeten pakicë"
Selmanaj u kundërpërgjigjet partnerëve të koalicionit: Kryeministri
Patrullimet ndër vite në mes të KFOR-it dhe forcave serbe
Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme
Lutfi Haziri ngushëllon dy familje gjilanase që humbën familjarët e tyre në betejën me COVID-19
Shqiptarja kandidate në zgjedhjet e 13 shtatorit në Gjermani
Suspendohen dy policë, s' mbyllën një lokal që theu masat kundër pandemisë
Sot më pak të shëruar sesa të infektuar me COVID-19
Nga këto komuna të Kosovës janë të infektuarit e rinj me coronavirus
Jakup Krasniqi shërohet nga coronavirusi
Përzien frenat me "gazin": Lëndon veten dhe kosovarin e pafajshëm
188 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
12 të vdekur me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend
Gjakovë e Rahovec, arrestohen pronarët e 4 restoranteve, s' respektuan masat kundër COVID-19
Austria, një vend përrallor edhe për pushime verore
Trump nënshkruan urdhra ekzekutivë për të ndihmuar financiarisht amerikanët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Pak nxënës të arsimit profesional mbajnë praktikë në biznese

Fri Jul 31 , 2020
Nxënësit e arsimit profesional e kanë të vështirë të mbajnë praktikë profesional tek bizneset e vendit. Kjo sipas auditorit ndodhë për shkak që institucionet e arsimit profesional s’ kanë memorandume bashkëpunimi me bizneset. “Praktikë e mirë e evidentuar tek të gjitha IAAP-të është që ato lidhin marrëveshje apo memorandume bashkëpunimi […]