Skip to toolbar

Glauk Konjufca shkarkon 14 konsuj nëpër ambasada

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës që udhëhiqet nga Glauk Konjufca ka njoftuar për shkarkimin e 14 konsullëve në disa shtete të ndryshme.
Në njoftimin e MPJD-së thuhet se vendimi është marrë konform ligjeve në fuqi.
“Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca duke u mbështetur në nenin 93, (paragrafi 4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe sipas neneve 10,11 të Ligjit nr 06/L-113 për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjensive të Pavarura, neni 53 (paragrafi 1) dhe neni 55 (paragrafi 1 dhe 2) të ligjit Nr 05/L-03 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, neni 23 (paragrafi 2), të ligjit Nr 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, si dhe nenin 8 (paragrafi 1,4 ) të Rregullores 02/201, për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive”, thuhet në njoftim.
“Vendim për Shfuqizimin e Vendimeve të Kundërligjshme, në kundërshtim me nenin 20 te Ligjit Nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Këta janë konsujt e shkarkuar nga ministri, Glauk Konjufca:
Znj. Xheraldina Rexhepi – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë/Austri;
Festim Lushtaku – Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Tiranë/Shqipëri;
Kadri Balaj – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Podgoricë/Mali i Zi;
Henor Pakashtica – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje/Bullgari;
Xhavit Gerbeshi – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Duseldorf/Gjermani;
Ngadhnjim Makolli – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kanberra/Australi;
Ramiz Ismajli – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi/EBA;
Ismet Hajdini – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë/Çeki;
Znj. Modesta Imeri – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ëashington/Shtet