Sat. Jun 25th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Fëmija juaj ka pësuar aksidentalisht një goditje në kokë dhe ju i drejtoheni urgjencës. Pas vizitës me mjekun, ju rekomandohet që të bëni kujdes në ditët në vazhdim.

Sigurisht, që lehtësoheni nga këto fjalë të mjekut por edhe mund të jeni pak konfuz. Çdo të thotë “të bëni kujdes”?

Së fundmi janë publikuar udhëzuesist nga CDC (The Centers for Disease Control and Prevention), për të ndihmuar prindrit dhe mjekët të qatësojnë më mirë dyshime të tilla. Ato ndihmojnë në diferencimin e dëmtimeve të lehta nga ato kërcënuese për jetën dhe specifikojnë strategjitë për rikuperim të mëtejshëm.


Kontuzioni
 është një dëmtim i trurit që vjen si pasojë e goditjeve në kokë, i cili mund të shoqërohet ose jo me humbje të ndjenjave. Dëmtimi i nervave, enëve të gjakut dhe të tjera alteracione kimike në tru, shaktojnë një humbje të përkohshmë të funskionit normal të trurit.

Simptomat mund të zgjasin disa javë. Mund të ndodh që fëmija juaj të ndihet i lodhur, të ketë një dhembje koke dhe të ankohet për probleme me shikimin. Mund të ketë vështirësi në përqëndrim, të harroj shpesh apo të ndihet i turbulltë. Disa fëmijë mund të kenë edhe çrregullime emocionale dhe probleme me gjumin.

Çfarë nevojitet të bëni pas një kontuzioni?

CDC rekomondaon të ndihqen këshillat e mëposhtme në rastin e kontuzionit të fëmijët:

– Regjim shtrati për 2-3 ditët e para.

– Përdorni vetëm barna të rekomanduara nga mjeku për lehtësimin e dhembjes së kokës (shmangni aspirinën).

– Rikthimi në shkollë nevojitet të jetë gradual dhe aktivitet sportive nevojitet të jenë më të lehta.

– Rikthimi në aktivitet sportive të mëparshme nevojitet të jetë në mënyrë graduale.

– Po qe se simptomat rikthehen ose përkeqësohen me fillimin e aktivitetit fizik, rikthehuni në regjim përseri.

– asnjëherë mos kryeni aktivitet fizik në ditën kur ka ndodhur kontuzioni.

Cilat janë shenjat serioze të një kontuzioni?

– dhembje e koke e fortë që përkeqësohet
– Nauze dhe të vjella të përsëritura
– Sjellje të pazakonta, si konfuzion dhe axhitim
– Përgjumje
– Probleme me të folurën, dobësi, mpirje dhe probleme me koordinimin.
– Konvulsione
– Humbje të ndjenjave

Po qe se në vazhdim s’ ka komplikacione, koha e rikuperimit zgjat rreth 4 deri në 6 javë. Gjatë kësaj kohe, fëmija juaj do të përmirësohet dhe do të rrisë gradualisht intensitetin e aktivitetit fizik.


Po Po qe se simptomat s’ kalojnë?

Po qe se femija juaj vazhdon të ketë dhembje koke, probleme me gjumin, çrregullim të humorit, probleme me shikimin ose vështirësi të të menduarit, nevojitet të konsultoheni sa më parë me mjekun. /Familja Jone

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page