Grabitje me armë në pompën e benzinës në Pejë

loading...

Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:42 brenda një pompe të derivateve në Pejë.

Policia ka bërë të ditur se njëri nga punëtorët e pompës se derivateve ka raportuar se derisa ishte në vendin e punës, kanë hyrë tre persona të maskuar, njëri me armë dhe nën kërcënimin e armës dhe kanë grabitur 600 euro para të gatshme.

Të dyshuarit sipas policisë janë larguar me një veturë Audi nga vendi i dukurisë.

s’ raportohet për ndonjë person të lënduar, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *