Grafite ‘Kosova është Serbi’ në Bujanoc, reagon Ragmi Mustafa

loading...


Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka reaguar pas disa grafiteve të bëra në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc.

Mustafa me anë të një postimi në Faebook ka thënë se këto grafite të shënuara “Kosova është Serbi”, janë tregues të klimës dominuese shoqërore në Serbi, kundër pakicave në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti.

“Do të ishte reduktim të trajtohen këto grafite si shprehje individuale e urrejtjes. Ato janë produkt i sistemit aktual në Serbi dhe pasojë e diskursit në rritje ksenofob kundër minoriteteve nga politikanët, mediat dhe ministra me ndikim publik në Serbi”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar se Këshilli Kombëtar Shqiptar fton organet përgjegjëse në Bujanoc që ta zbatojnë ligjin kundër përhapësve të gjuhës së urrejtjes.

“Ndryshe s’ mund të presim reagime të institucioneve shtetërore kur edhe i propozuari për ministër të brendshëm z. Aleksandër Vulin nga mandatarja për postin e Kryeministres së Qeverisë së re të Serbisë, znj. Ana Bërnabiq, i cili krenohet me fyerjet publike ndaj pakicat kombëtare dhe që ushqen vazhdimisht diskurs ksenofob e shqiptarofob”, ka thënë në fund Mustafa.

.



Related posts