Skip to toolbar

Greqia me tri mungesa të mëdha ndaj Kosovës


loading...

Kosova dhe Greqia, do të përballen sot nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës C, në Grupin 3, në Ligën e Kombeve.

Kombëtarja e Kosovës në këtë ndeshje do të ketë mungesa të mëdha, për shkak të situatës së krijuar nga coronavirusi.

Por edhe trajneri i Greqisë, John van’t Schip, pritet të ketë mungesa të mëdha në këtë ndeshje.

Kostas Manolas i Napolit, Sokratis i Arsenalit dhe Tsmikas i Liverpoolit, t’i mungojnë Greqisë në këtë ndeshje.

Këto tri mungesa janë të mëdha për grekët, pasi llogariten si lojtarët kryesor në ekip duke e parë cilësinë e tyre.



loading...