Grupi i Kirurgëve kryejnë operacionin e parë të ndarë në disa faza

Kirurget
Ky rast është i pari në botë. Bëhet një operacion i cili ndahet në disa faza.
Ndodhi në Padova që një pjesë e mëlçisë e dhuruar nga dikush u rigjenerua vetëm për 17 ditë, pasi u transplantua së bashku me mëlçinë e sëmurë, e cila pastaj u hoq nga videolaparoskopia raporton Gazeta Shëndeti.
Protagonisti i ndërhyrjes ishte një 47-vjeçar me metastaza të pa operuara të mëlçisë, i cili mori pjesën e organit nga një anëtar i familjes.
Pacienti, është kthyer në shtëpi dhe ka rifilluar jetën e tij normalisht.
Ai vuante nga metastaza të shumta hepatike nga kanceri i zorrës së trashë dhe u gjykua se nuk mund të operohej sepse thuajse të gjitha pjesët e mëlçisë së tij ishin prekur.
Profesori Umberto Cillo mendoi të kryejë një operacion të ndarë në dy faza. Në operacionin e parë, një pjesë e vogël e mëlçisë e dhuruar nga një anëtar i familjes u transplantua pranë mëlçisë së sëmurë.
Pas rritjes së fragmentit të dhënë, e cila në 17 ditët arritur një vëllim të konsiderueshëm u krye operacioni i dytë gjatë të cilit metastaza e pacientit u hoq me një teknikë minimalisht invazive në videolaparoscopy.
Ekipi i ekspertëve të përbërë nga mbi 20 persona të specializuar kryen operacionin duke kombinuar tre teknika kirurgjike shumë të specializuara: heqjen e gjysmës së mëlçisë të prekur nga metastazat; transplantimit në pozitën ndihmëse të mëlçisë donatore dhe, më në fund, heqjen e mëlçisë së sëmurë të mbetur.
Ndërhyrja filloi në 8 të mëngjesit dhe përfundoi në orën 2 të ditës tjetër.
Në sallën e operacionit është kryer transplanti ndihmës në një operacion që zgjati 15 orë./Gazeta Shëndeti
Dhe pas dy javësh është realizuar operacioni i dytë i cili zgjati 6 orë.
Mund të jetë revolucion në shëndetësi një operacion i tillë.
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *