Grupi i parë i vaksinave për COVID-19 të Pfizer/BioNTEch arrin në Kanada

loading...


Vaksinat e para për COVID-19 zbarkuan në tokën kanadeze të dielën, ka thënë kryeministri Justin Trudeau, dhe disa kanadezë pritet të zhveshin mangët e tyre për një vaksinim që nga dita e hënë.

Kjo pasi që, sipas Reuters, përcjell Telegrafi, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara pritet të bëhen këtë javë vendet e para perëndimore pas Mbretërisë së Bashkuar që fillojnë inokulimet me vaksinën e sapo aprovuar.

“Grupi i parë i dozave të vaksinës për COVID-19 të Pfizer-BioNTech ka mbërritur në Kanada”, tha Trudeau në Twitter të dielën në mbrëmje mbi një foto të një aeroplani ngarkese që me sa duket përdoret për të transportuar vaksinën e zhvilluar nga Pfizer Inc dhe BioNTech SE të Gjermanisë.

Dhe sipas Reuters, 30,000 dozat fillestare do të shkojnë në 14 vende në të tërë Kanadanë.

Njerëzit më të prekshëm, përfshirë të moshuarit në shtëpitë e kujdesit dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor, do të jenë të parët.

Vaksinat thuhet se shkuan nga Belgjika, ku u prodhuan, të premten dhe udhëtuan në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara përpara se të ndaheshin dhe të dërgoheshin në pjesë të ndryshme të Kanadasë.

Por ndërsa është “lajm i mirë” që vaksina ka mbërritur, Trudeau tha: “Lufta jonë kundër COVID-19 s’ ka të mbaruar”.

Duke parashikuar një përshpejtim të shpejtë të përhapjes së coronavirusit të ri gjatë valës së dytë, autoritetet federale shëndetësore të Kanadasë u bënë thirrje të premten provincave që të vendosnin më shumë kufizime.

Vendi ka pasur 460,743 raste të konfirmuara me COVID-19, me 5,891 infeksione të reja të raportuara vetëm të dielën.

Të premten, zyrtarët e shëndetësisë thanë se Kanada mund të shihte 12,000 raste të reja në ditë deri në janar.

Sëmundja shumë ngjitëse e frymëmarrjes ua ka marrë jetën 13,431 njerëzve në Kanada, përfshirë 81 të shtunën.

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *