Gurët në tëmth

Dr. Ferat Sallahu, Ferat Sallahu

Kolelitiaza karakterizohet nga formimi i gurëve biliarë në
kolecistë dhe në rrugët biliare. Kjo është sëmundja më e shpeshtë e
kolecistës dhe e rrugëve biliare ekstrahepatike; më rrallë preken rrugët
biliare intrahepatike.

Dr. Ferat Sallahu 
Kirurg i përgjithshëm
 +377 44 599 991
feratsallahu@gmail.com

Vesica fellea është një qese muskulore me ngjyrë jeshile, ka formën e
dardhës, afërsisht 10 cm e gjatë e vendosur në pjesën e djathtë
ventrale (të poshtme) të mëlçisë dhe shërben për deponimin e bilës së
prodhuar në mëlçi. Prej vesikës fellea bila drenohet në koledok mandej
në duodenum dhe ndihmon zbërthimin e yndyrave. Bila përbëhet nga
kolesteroli, kripërat biliare dhe bilirubina.

Klasifikimi i kolecistitit (cholecystolithiasis)

Kolecistiti akut

Kolecistiti akut është patologjia më e shpeshtë e kolecistës, e cila
mund të jetë primare dhe sekondare si pasojë e kalkulozës së fshikëzës
së tëmthit..Kolecistiti akut primar është i rrallë prej 10 deri në 15 %
të rasteve është me shkaktarë infektiv bakterial ose viral. Klinikisht
edhe pse pasqyra klinike e cila manifestohet me dhembje nën harkun
brinjorë të djathtë, ndjeshmëri lokale palpatore, mundime, vjellje,
sidomos dhimbje dhe vjellje pas marrjes së ushqimit. Dhimbjet mund të
propagohen (përcillen) edhe në shpinë nga ana e djathtë. Zakonisht nga
anamneza ataku i dhimbjeve të pacientit nën harkun brinjorë të djathtë
ka filluar pas konsumimit të ushqimit me përmbajtje të shtuar të
yndyrave apo pas konsumimit të vezëve.
– Gjatë ekzaminimit fizikal nën harkun brinjor të djathtë në
palpacion pacienti ka një ndjeshmëri të dhimbshme e cila shtohet edhe më
tepër gjatë frymëmarrjes së thellë (shenja e Murphy-t).
– Në ekzaminimin laboratorik rritet numri i leukociteve si çdo
pezmatim tjetër dhe lehtësisht vlera e transaminazave, fosfatazës
alkaline dhe ndonjëherë rritje e lehtë e amilazave në serum.
Diagnostikimi i këtij lloji pezmatimi i fshikëzës së tëmthit është
anamneza, ekzaminimi fizikal, dhe ultrazëri i fshikëzës së tëmthit. Në
imazhin e ultrazërit do të vërehet që forma e kolecistës është në
rregull por me mure të trasha mbi 3mm po ashtu tek ky lloj inflamacioni i
kolecistës vërehet që lumeni i kolecistës është me përmbajtje të bilës
së trashë të koncentruar por pa përmbajtje hiperehogjene (kalkulozë,
gur)dhe pa echo përgjigjeje.
Trajtimi i këtij lloj është trajtim konservativ terapeutik. Me terapi
adekuate (antibiotik, analgjetik, antiemetik, antacid) ky lloj
pezmatimi sanohet për 7-10 ditë.

Kolecistiti kronik

Në këtë grup të patologjisë së rrugëve biliare bëjnë pjesë të gjitha
kolecistitet akute të trajtuara në mënyrë konservative. Po ashtu bëjnë
pjesë edhe një numër i madh i pacientëve me kolelitiazë latente (të
fshehta) kronike. Simptomatologjia është e njëjtë me kolecistitin akut
por intensiteti i dhimbjeve (kolikave) është më i ulët dhe kohëzgjatja
më e shkurtër, përsëritja e gjendjes klinike është me e shpeshtë.
Zakonisht kolecistitet kronike burim të pezmatimit e kanë kolelitiazën
kronike,ndërsa provokohen nga mënyra e ushqimit dhe regjimi i jetës.

Trajtimi i kolecistiteve kronike është konservativ por mjekimi
definitiv është intervenimi kirurgjik me të hapur ose me metodën
laparaskopike.

 
Pamje makroskopike e kolecistës 

 

Demonstrimi i gurëve në idhcë pas kolecistektomisë me kirurgji të hapur

Prezenca e gurëve në lumenin e kolecistës në disa raste mund të
shkakton obstruksion(mbyllje) të kanalit cistik pjesërisht ose
plotësisht. Çdo obstruksion i duktus cistikusit shkakton pezmatim
sekondar të kolecistës. Zakonisht kalkuloza e fshikëzës biliare është
patologji që nuk bëhet për një ditë por ka një histori të vetën të
sëmundjes që merr disa vite dhe që manifestohet me shenja të lehta
klinike siç janë mundime , vjellje pas ushqimit që në të shumtën e
rasteve pacientët i lidhin këto simptome me çrregullime të tretjes së
ushqimit dhe me arsyetime të tjera p.sh. (me ka bërë dëm ushqimi, s’jam
mirë nga lukthi etj). Kjo patologji përcillet me kolika biliare të
kohëpaskohshme të cilat zakonisht provokohen nga ushqimi me primesa
(përmbajtje) të yndyrave dhe pas konsumimit të vezëve dhe produkteve të
tyre. Pas disa viteve sëmundja progredon, kolikat bëhen më të shpeshta,
intensiteti i dhembjeve gjatë kolikave është më i fortë dhe kolikat
zgjasin me disa orë. Baza e këtij pezmatimi është kalkuloza në lumenin e
kolecistës të cilët mund të jen 70% të rasteve gur biliarë kolesteroli
ndërsa gurët solid mund të jen gur me natyrë bilirubini dhe gurë me
natyrë të përzier. Është karakteristike që përveç gurëve në lumenin e
kolecistës vërehet edhe përmbajtja e trashë e bilës në formë të lymit të
cilët që kanë shkaktar të formimit të tyre stazën e bilës, çrregullimet
metabolike, përdorimi i barnave të ndryshme p.sh. barnat kontraceptive
dhe barnat tjera.

Diagnostikimi i të sëmurëve me kolecistit

Në diagnozën diferenciale kolecistiti akut më së shpeshti ngjan në
gastritin akut me ulcerë duodenale akute me pankreatit me hepatit akut
me problem të traktit urinar dhe organet gjenitale te femrat p.sh.
cistat e vezorëve, pezmatimet e tubës së djathtë etj.Diagnostikimi i
kolecistitit akut kalkuloz konsiston në ekzaminimin fizikal dhe të
dhënat kliniko – laboratorike. Padyshim metodë e pa kalueshme në
diagnostikimin e kësaj patologjie është ultratingulli i fshikëzës së
tëmthit dhe rrugëve tjera biliare. Në imazhin e ultrazërit do të shihen
gurët e kolecistës, madhësia e tyre, forma dhe vendosja e tyre ekzakte.
Kjo është e rëndësishme për shkak të mënyrës së mjekimit dhe zgjedhjes
të intervenimit kirurgjik më adekuat të kësaj sëmundje. Gjithashtu ne
imazhet e ultratingujve do të shihet dhe analizohet muri i kolecistës sa
është i trashë, a është i dëmtuar në kuptimin e rrezikut për
perforacion dhe njëkohësisht shihet dhe analizohet përmbajtja e vet
fshikëzës së tëmthit, sa ka bilë, sa ka lym, sa gurë dhe eventualisht a
ka lëngë të lirë përreth.

Komplikimet e kolecistitit akut

Është një numër i madh i komplikimeve të kolecistitit akut kalkuloz i patrajtuar si duhet:
Hidropsi – është patologji e fshikëzës së tëmthit i
cili zakonisht paraqitet te rastet kur kanali drenues i kolecistes
duktus cistikusi mbyllet nga përmbajtja e kolecistes (gur). Kolecista në
këto raste fryhet dhe klinikisht manifestohet me kolika te forta
biliare kjo bën pjesë në grupin e patologjive urgjente të kolecistës që
kërkon mjekim urgjent kirurgjik.
Empiema – është e njëjta patogjenezë me hidropsinë e
lartshënuar por që dallon nga hidropsia, sepse këtu kemi prezencën e
bakterieve purulente në bilë, kështu që gjendja klinike e të sëmurit
është më e rënduar se sa te hidropsia ashtu paraqitet me kolika të forta
biliare dhe me një temperaturë subfibrile (380 C), mjekimi konsiston në
aplikimin e antibiotikëve dhe intervenimin kirurgjik .
Perforimi – është komplikimi më i avancuar, më i
rëndë i kolecistës që paraqitet me simptomatologji të lartshënuar me
shenja klinike të përmendura më parë. Perforimi mund të jetë perforim i
lokalizuar që zakonisht vjen pas gangrenës së murit të kolicistës si
pasojë e patologjive të përmendura. Si perforacion i lokalizuar
simptomatologjia është e vrullshme klinika është e njëjtë me klinikën e
sëmundjeve të lartshënuara, por gjendja e pacientit është më e rënduar.
Perforacioni i lirë te kolecistiti akut si pasojë e inflamacioneve
gangrenoze të kolecistës është patologji edhe më e rëndë në këto raste
përmbajtja e kolecistës bila (tamthi) rrjedhë në hapësirën peritoneale
dhe nëse nuk mjekohet mund të avancohet me një gjendje shumë të rëndë të
organizmit që quhet peritonit biliarë.
Fistula kolecisto enterale. 2% të rasteve
perforacioni i kolecistës komunikon direkt me organet e kavitetit
abdominal, në këtë rast me zorrët e holla apo me zorrën e trashë,kështu
që përmbajtja e kolecistës kalon drejt në zorrë. Në fakt ky është një
mjekim spontan i kolecistitit akut kalkuloz por në fakt ky mjekim
spontan është fistulë e krijuar mes rrugëve biliare dhe traktit
digjestiv që padyshim është një patologji tjetër që po ashtu kërkon
mjekim kirurgjik.Në disa raste gurët e mëdhenj të kolecistës pas
penetrimit (depërtimit ) nga muri gangrenoz penetrojnë edhe në
kavitetin murin e zorrës së hollë dhe mund të shkaktojnë obstrukcion
(mbyllje) të zorrës së hollë, kjo është po ashtu patologji tjetër si
komplikim i kolecistitit akut kalkuloz është ileus me natyrë biliare që
kërkon gjithashtu intervenim kirurgjik.
Mjekimi
Kolecistiti akut kalkuloz përveç masave reanimuese infuzioneve,
antibiotikëve, analgjetikëve, H2-bllokus, spazmoletikë. Të gjitha
kolecistitet akute, mjekim definitiv e kanë intervenimin kirurgjik, i
cili mund të jetë edhe intervenim kirurgjik me laparoskopi, me mundësi
konvertimi dhe intervenim kirurgjik me metodën e hapur.
Masat parandaluese
Një prej obligimeve parësore të kujdesit infermierorë tek të sëmurit
me rrugët biliare janë avancimi i masave parandaluese që ka për qëllim
parandalimin e sëmundjeve të rrugëve biliare gjegjësisht fshikëzës së
tëmthit. Si masë e parë parandaluese për prevenimin e këtyre sëmundjeve
kishte me qenë mënyra e ushqimit pa yndyra dhe njëkohësisht aktivitet
i shtuar fizik si parandalim i obezitetit. Si masë tjetër parandaluese
është mjekimi adekuat dhe me kohë i sëmundjeve tjera inflamatore p.sh.
Hepatitet, gastritet, pankreatitet akute dhe kronike të cilat në mënyrë
sekondare shkaktojnë staze (ngadalësim)të pasazhës (rrjedhjes) të bilës
në rrugët biliare. Po ashtu si masë parandaluese është edhe mënyra e
jetës së shëndetshme që nënkupton ushqim dietal aktivitet i vazhdueshëm
fizik.
Dhënia e terapisë
Çdo i sëmurë me këtë patologji ka nevoje për terapi adekuate,dhe
sipas gjendjes klinike të të sëmurit i ordinohet terapia.Te sëmundjet
akute të fshikëzës biliare është e nevojshme ordinimi i terapisë
infuzive dhe varësisht nga simptomat klinike përcaktohet edhe
kohëzgjatja e terapisë infuzive. Te të sëmuarit kronik ordinohet
terapia orale edhe kjo terapi kordinohet nga simptomat klinike të
sëmundjes.
Këshillat ndaj pacientit
Para intervenimit kirurgjik këshillohet që pacientit t’i ikë konsumimit
alkoolit, yndyrave, vezëve, për shkak se acidet yndyrore dhe
kolesteroli shkaktojnë kolika biliare, gjithashtu preferohet që t’i ikin
përmasave të tepërta të sheqerit. Pas intervenimit kirurgjik, në ditët e
para preferohet sasi e vogël e lëngjeve (ujë, çaj, lëngje) që, dita
ditës, kjo dietë shtohet me ushqime tjera, si p.sh. supë, pire, kos,
etj.
Pas lirimit nga hospitalizimi, preferohet që pacienti të jetë aktiv
(të lëvizë sa ma tepër) të shtojë shujtat e ushqimit, por sasia e
ushqimit të jetë më e pakët, pa përmbajtje që shkaktojnë provokim të
rrugëve biliare.

Related posts:

SHKOLLA SHQIPE NË ZVICËR PO JU PRET!
Plagosen me thikë babë e bir në Fushë Krujë, kapet i dyshuari
Këto lagje të Prishtinës do të mbesin pa rrymë nga mesnata deri në mëngjes
Java e zezë, 78 të vdekur nga COVID-19
Prizren, shoferi i dehur kërcënon policët
Muriçi pritet t’i bashkohet ish-kampionit të Premier Ligës
​Qershitë shërojnë reumën dhe cermën
Situata me pandeminë, vendi po shkon shpejt drejt krizës humanitare
Hidhet me parashutë nga qafa e Llogarasë, lëndohet 39-vjeçari nga Tirana
Gjakovë, një grua keqtrajtohet psikikisht
VIDEO: Gërmi, gjarpri në shteg të këmbësorëve
Bullgaria arreston një person që dyshohet se sulmoi një gazetare të REL-it
VIDEO: Prishtinë, digjet një shtëpi
Projekti për shkëmbim të territoreve ka humbur jetën, por jo ideja
Profesionistet nga diaspora, iniciativë për të ndihmuar gratë shqiptare
Në ShBA, mbi 5 milionë të infektuar me coronavirus
3 mijë e 976 raste aktive me coronavirus në Kosovë
Vendimi për hapjen e shkollave do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike
Studiuesi sugjeron kurse integrimi për zviceranët: "ata po mbeten pakicë"
Selmanaj u kundërpërgjigjet partnerëve të koalicionit: Kryeministri
Patrullimet ndër vite në mes të KFOR-it dhe forcave serbe
Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme
Lutfi Haziri ngushëllon dy familje gjilanase që humbën familjarët e tyre në betejën me COVID-19
Shqiptarja kandidate në zgjedhjet e 13 shtatorit në Gjermani
Suspendohen dy policë, s' mbyllën një lokal që theu masat kundër pandemisë
Sot më pak të shëruar sesa të infektuar me COVID-19
Nga këto komuna të Kosovës janë të infektuarit e rinj me coronavirus
Jakup Krasniqi shërohet nga coronavirusi
Përzien frenat me "gazin": Lëndon veten dhe kosovarin e pafajshëm
188 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
12 të vdekur me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend
Gjakovë e Rahovec, arrestohen pronarët e 4 restoranteve, s' respektuan masat kundër COVID-19
Austria, një vend përrallor edhe për pushime verore
Trump nënshkruan urdhra ekzekutivë për të ndihmuar financiarisht amerikanët
Vdes një person i infektuar me COVID-19
Organizuan dasma në restorantet e tyre, dënohen me nga 3 milionë lekë pronarët
Vdes në QKUK pas lëndimeve që pësoi duke kontrolluar një objekt në Prizren
Në Spitalin e Gjakovës 32 pacientë me COVID-19 po trajtohen me oksigjeno-terapi
Policia shqiptoi mbi 1.000 tiketa për kundërvajtje në trafik
Patrullimi në Karaçevë, i paautorizuar
43 pacientë po trajtohen në Spitalin e Vushtrrisë, një në intubim
Prizren, mosrespektimi i masave kundër COVID-19, mbyllen 7 lokale, shqiptohen 691 fletëparaqitje
Prizren, gjuajtje me armë gjatë ahengut familjar
Vrasje në tentativë në Skenderaj, 8 të arrestuar
Një i vrarë në Prishtinë
Rreth 100 milionë euro më pak të hyra në arkën e shtetit
Indi, 7 të vdekur nga zjarri në hotelin që po përdorej si spital për COVID-19
Moti sot, me diell e vranësira, vende-vende me shi
Një vikend i qetë sa i përket pandemisë, por na e prishi xhandarmëria serbe
Pamje – Shiu shkakton dëme në disa fshatra të Shtimjes
Britani, Shqiptari i propozon të dashurës martesë, i digjet banesa nga qirinjtë
Alternativa kërkon BDI-ja të shkojë në opozitë, Po qe se të gjitha partitë shqiptare hyjnë në pushte...
Qytetari rrëfen për dhunën e zyrtarëve policor gjatë arrestimit të tij
Drita fiton ndaj Inter Escaldes në Ligën e Kampionëve
Pamje – Lumi në qendër të Shtimes i mbushur përplotë me bërllok
Bahtiri akuzon Qeverinë për tubimin e Moziku-t
Zemaj premton përkrahje në menaxhimin e pandemisë në komunat e Luginës së Preshevës
Xhandarmëria serbe ka hyrë dy herë brenda këtij viti në fshatin Karaçevë
Andrea Pirlo trajner i Juventusit
Prishtinë, një person gjendet i vdekur në veturë
Qeveria po dialogon për njohje reciproke, por Agim Veliu i referohet shtetit fqinj me 'Republika e S...
Hyrja e xhandarmërisë serbe është vetëm një patrullim i përbashkët me KFOR-in
Gjermania fut kontrollet e detyrueshme për udhëtarët që kthehen nga Kosova
Qeveria tregon ditën kur do nisë pagesa e 170 eurove
Katër të vdekur dhe 124 raste të reja me COVID-19
Xhandarmëria serbe ka hyrë rreth 300 metra në Kosovë
s' ka vend për deklarata pompoze e defilime në vendgjarje pa e njohur ngjarjen
Shpërndarja e albumit nga Mozzik, grumbulloi numër të madh njerëzish në Gjakovë
Futja e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, KFOR jep sqarimet
Javën tjetër mund të ketë rritje të rasteve me COVID-19
Pas raportimeve në media, ndërpritet turneu i Mozzik-ut
Ndërhyn Qeveria, ndërpritet turneu i Mozzik-ut
Në sy të Policisë Mozzik promovon albumin e tij në kohë pandemie
Trafikim me njerëz, arrestohen 10 gra dhe pronari i një hoteli në Dobërdol
Regjisori i 'The Simpsons' do i bashkohet programit virtual të Anibarit këtë edicion
Heronjët e Kosovës, Thaçi nderon 21 policët e rënë në detyrë
Sot më shumë të shëruar se të infektuar me COVID-19 në Kosovë
COVID-19, 45 pacientë në QKUK në gjendje kritike
Rastet me COVID-19 nëpër komuna
Juventusi e shkarkon Maurizio Sarrin
Mbi 10 mijë qytetarë janë infektuar me COVID-19 në Kosovë
Ramush Haradinaj u 'kundërpërgjigjet' xhandarmërisë serbe, viziton Karaçevën e Kamenicës
12 persona të vdekur nga COVID-19 në Kosovë
Shënohen edhe 190 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Kufiri në Ristovc nevojitet të jetë Me kusht që doni mos me e pa xhandarmërinë serbe
rrugët në lagjen Mati 1 në kryeqytet në gjendje të mjerë
Reagon PDK për hyrjen e trupave serbe në Kamenicë
Dënojmë ashpër hyrjen e trupave serbe në territorin e Kosovës, lejimi i KFOR-it dhe neglizhenca e qe...
Gjykatat në Serbi vazhdojnë t'i ftojnë qytetarët kosovarë për vuajtje të dënimeve
Jemi duke e ngritur nivelin e komunikimit me Bujanovcin
Prishtinë, një personi i hapin faqe në rrjete sociale
Zemaj nis takimet në Bujanovc
Lirohet veterani i UÇK-së i ndaluar në Turqi
Thyen bodrumin dhe vjedh një shishe uji, kosovari gjobitet me 500 franga
Gjakovari organizon dasëm me mbi 50 të ftuar, arrestohet
I vihet zjarri një veture në Prishtinë
Vajza rrah nënën e saj, arrestohet
Thyen bodrumin dhe vjedh një shishe uji, kosovari gjobitet me 500 franga
Zemaj viziton sot Bujanocin dhe Preshevën
Veterani i UÇK-së ndalohet në Turqi me kërkesë të Serbisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Kur je me shëndet nuk i intereson askujt ndërsa kur je i sëmurë interesohen të gjithë për ty

Thu Feb 21 , 2019
Shkruan: Merita Lekaj Kur je me shëndet nuk i intereson askujt ndërsa kur je i sëmurë interesohen të gjithë për ty Kjo është dyfytyrësia e rradhës e popullit tonë. Kur je me shëndet të mirë askush nuk interesohet për ty ndërsa po u sëmure atëherë të gjithë interesohen për ty […]