© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Halli i mjekëve

Mjekët njëherë e një kohë, kur ishin më të rrallë në këto anët tona (edhe tjera kah sigurisht) çmoheshin sikur të ishin ndonjë perëndi antike dhe trajtoheshin me shumë adhurim e respekt. Ky fakt historik edhe sot e kësaj dite ndikon që shumë të rinjë t’ja mësyjnë zanatit fisnik por të rëndë të mjekësisë.

Ndoshta nga kjo kohë apo edhe shumë më përpara ka lindur ajo thënia: “gabimet e mjekut i mbulon dheu”, që tregon për pozitën e privilegjuar të mjekut për shkak të adhurimit popullor dhe injorancës së kohës.

Tash bota ka “perëndi” tjera, tjera zanate sot të privilegjuara janë, tjetër kuj i falen gabimet sot.

E gabime të gjithë njerëzit bëjnë, pa marr parasyshë se çka punojnë, edhe mjekët janë njerëz, edhe mjekët gabojnë.

Tregojnë mjek e pacient të moshuar se gjenerata e mjekëve të parë edhe shpulla u kanë shkepë pacientëve bashk me barëra! Ishte kohë kur edhe në shkolla, në institucione të tjera dhe nëpër shtëpi, dhuna konsiderohej mjet edukativ.

Nuk po e kërkoj statusin e mëparshëm për veten time dhe kolegët e mi, nuk jam avokat i dhunës e as i injorancës (shyqyr që niveli i njohurive i pacientëve tash është shumë më i lartë se më parë)!

Ajo që kisha dashtë, është të jemi më të vetëdijshëm dhe më të sjellshëm si pacientët si stafi mjekësor!
Janë të shëmtuara lajmet e përditëshme mbi dhunën ndaj mjekëve dhe motrave medicinale, kjo duhet analizuar se pse po ndodhë dhe kjo kish qenë mirë të filloj e të rrallohet kadaldale!

Pacientëve u kisha thënë që sa herë të gjinden para derës së mjekut, të kujtohen nëse ndonjëherë kanë pasë dëshirë që ndonjë nga familjarët e tyre të punoj si mjek apo mjeke?

Pacientët tanë me probleme të ndryshme, ekonomike, familjare, personale dhe tash së fundi edhe politike, vijnë e shfryhen te mjeku! E mjeku i lodhur dhe i dëshpëruar gadi njësoj si pacientët e tij, mund të shfryhet edhe ky mbi ta!

Pacienti ynë me halle shumë, nuk guxon të shfryhet në policin se, he he … dihet, në komunë ka roje, ndalesa e distancë, në gjykatë frynë njëfar flladi, ndaj mësuesëve nuk shfryjnë se frikohen se u hakmerren me nota ndaj fëmijëve etj…!

Kurse mjekët duhet të kenë kujdes se belaja u rrin vjerrë, në pragun e derës te zyrja e punës!

Ushtria e facebook- ut pastaj … “qershia mbi tortë”!

Veç dhe ndonjë opinionist a opinioniste me t’a qendisë ndonjë status edhe atëherë bëhesh kalavesh!/ Dr. Arsim Kastrati

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.