Haradinaj me kolegë s’ respektojnë masat kundër COVID-19

loading...


Lideri i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë një takimi te familja Kqira në Prizren, është pritur nga dhjetra qytetarë dhe asnjëri s’ ka respektuar masat kundër pandemisë COVID-19.

Përveç Haradinajt, prezent ishin edhe deputetët e AAK-së, Haxhi Shala dhe Pal Lekaj.

Në fotografitë e postuara nga vetë ish-kryeministri Haradinaj, asnjëri s’ ka të vendosur maskë e as distanca sociale s’ respektohet.

Ky s’ është rast i vetëm kur Haradinaj s’ respekton masat.

Lideri i AAK-së në disa raste kishte marrë pjesë në tubime pa respektuar asnjë masë kundër pandemisë, për të cilat apelohet nga Qeveria Hoti, ku bën pjesë edhe vetë partia e tij.

Për mosrespektim të masave, qytetarët po dënohen çdo ditë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dënuar 872 qytetarë.

Këto janë pamjet që i ka publikuar Haradinaj nga ky aktivitet në të cilin ndau medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontributin e familjes Kqira.



Related posts