Hidhi një sy pesë shenjave që s’ falin e s’ rikthehen në krahët e ish-it para se të bësh diçka të gabuar.
Demi
Shenja e tokës, është shumë e ndjeshme dhe s’ fal lehtë pasi plagoset. Të fitosh faljen e një Demi duket dhe në fakt është mision i pamundur. Është shumë i ndjeshëm dhe s’ kthehet tek ata që e bëjnë të ndihet keq.
Binjakët
Kreativë dhe kokëfortë, Binjakët s’ e lënë veten të dekurajohen lehtë. Kjo shenjë e ajrit në fakt shumë e vendosur kur vjen puna te zgjedhjet e jetës dhe s’ ka kurrë një terren të mesëm. Gjithmonë shikon përpara në udhën e tij. Po qe se je ndarë nga një Binjak, lamtumirë përgjithmonë.
Luani
Shenja e zjarrit s’ do të kthehet me një ish dhe arsyeja është kryesisht krenaria, pika e dobët e kësaj shenje. Ka tendencë për të dominuar edhe në çështjet e dashurisë. Po qe se e humb njëherë e ke humbur përgjithmonë.
Virgjëresha
Virgjëresha është një nga shenjat zodiakale më të dhëna ndaj vlerave dhe tradhtimi i besimit ose mungesa e respektit është si blerja e një bilete me një drejtim. Me ta s’ ka rikthim. Kur del nga jeta e një Virgjëreshe, del përgjithmonë.
Bricjapi
Bricjapi është jo vetëm një nga shenjat më me këmbë në tokë që s`do ta gënjente veten e të bënte sikur harron. Ka krenari dhe s’ do hiqte dorë nga ajo për t`u kthyer me dikë me të cilin është ndarë njëherë se s`ia ka vlejtur.
h.b/dita