Harta e vendeve që janë prekur nga koronavirusi

loading...
Raste të reja të të infektuarve me koronavirus, i njohur si COVID-19, kanë filluar të raportohen çdo ditë në mbarë botën.
Në Kinë kanë vdekur 2,592, përderisa më shumë se 77,000 të infektuar janë konfirmuar, raporton Al Jazeera.
Mijëra raste janë konfirmuar edhe në të paktën 30 vende.
Përderisa, sot, në Kosovë është raportuar për një rast të dyshuar me koronavirus, por që më pas rezultoi negativ. 
Ndërkaq, më poshtë gjeni të gjitha vendet në cilat është konfirmuar se janë prekur nga ky virus.
Afganistan – 1
Në Afganistan rasti i parë dhe i vetëm me koronavirus është konfirmuar me 24 shkurt.
Australi – 23
Në Australi janë konfirmuar 22 raste.
Belgjikë – 1
Në Belgjikë thuhet se një nga nëntë qytetarë belgë që janë kthyer nga Wuhan ka rezultuar pozitiv.
Bahrejn  – 1
Në Bahrejn është konfirmuar rasti i parë me koronavirus më 24 shkurt nga një qytetar që ka ardhur nga Irani.
Kamboxhia – 1
Kamboxhia ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus më 27 janar.
Kanada – 10
Kanada ka konfirmuar nëntë raste me koronavirus me 23 shkurt – tre në territorin e Ontarios dhe gjashtë në British Columbia.
Kina – 77,239
Deri më sot, gjithsej 77,150 persona në Kinë kanë konfirmuar se janë infektuar nga virusi, shumica prej tyre në qendër të Hubei.
Të paktën 2,592 njerëz kanë vdekur, ka thënë komisioni i shëndetësisë së Kinës.
Në Hong Kong raportohet se edhe një person nga sëmundja më 19 shkurt. Përfshirë dy vdekjet, në Hong Kong janë konfirmuar 79 raste më 23 shkurt.
Egjipt – 1
Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit ka raportuar se është konfirmuar rasti i parë me koronavirus më 14 shkurt. Ky është edhe rasti i parë në Afrikë.
Finlandë – 1
Një turist kinez është shtrirë në spital, nga i cili konfirmohet se më 29 janar është infektuar me koronavirus.
Pacientja thuhet se është 32 vjeçare nga Wuhan.
Francë – 12
Më 15 shkurt, në Francë është raportuar rasti i parë me vdekje në Evropë – viktima është një 80 vjeçar, turist kinez.
Ndërkaq, 12 raste janë konfirmuar në Francë, pesë prej tyre janë qytetarë britanik të cilët kanë ndarë shtëpinë në një resort skijimi me dikë që sapo ka ardhur nga Singapori.
Gjermani – 16
Gjermania ka regjistruar 16 raste me koronavirus më 23 shkurt, shumica e të infektuarve ishin në jug të Bavarisë.
Po thuajse të gjithë pacientët në Gjermani janë punëtorë për vendosjen e pjesëve të automjeteve Webasto, që janë infektuar nga kolegu nga Kina i cili po e mbante një kurs në Gjermani.
Indi – 3
Më 3 shkurt, rasti i tretë pozitiv me koronavirus është raportuar në Indi, në jug të Keralas.
Të tre janë studentë që janë kthyer nga Wuhan, sipas mediave lokale.
Iran – 64
Autoritetet e shëndetit në Iran, kanë raportuar më 24 shkurt, se numri i rasteve të konfirmuar ka arritur deri në 64.
Prej tyre, katër persona kanë vdekur nga virusi duke rritur numrin e të vdekurve deri në  12.
Irak – 1 
Në Irak është konfirmuar rasti i parë në qytetin Najaf.
Personi i infektuar është një student teolog, iranian.
Izrael – 2
Në Izrael është raportuar rasti i dytë me koronavirus, që të dy janë shpërngulur në Japani.
Itali – 219
Në Itali janë konfirmuar 219 raste, shumica në veri të vendit.
5 persona kanë vdekur.
Japoni – 691
Gjithsej 691 persona kanë rezultuar pozitiv nga virusi.
Tre persona që ishin në anijen Diamond Princess kanë vdekur në Japoni.
Kuvajt – 3 
Ministria e Shëndetësisë së Kuvajtit raportohen tre raste më 24 shkurt.
Liban – 1
Rasti i parë me coronavirus është konfirmuar në Liban më 21 shkurt pasi një grua ka arritur nga Irani.
Malajzi – 22
Malajzia ka konfirmuar në total 22 raste.
Nepali – 1
Nepali thotë se më 24 janar, një burrë, 32 vjeçar kanë arritur nga Wuhan është testuar pozitivisht me koronavirus.
Filipine – 3
Në Filipine, zyrtarët shëndetësor kanë konfirmuar rastin e tretë me koronavirus. Vendi po ashtu ka shënuar vdekjen e parë nga koronavirusi, jashtë Kinës.
Rusi – 2
Rusia ka raportuar dy raste nga ky virus më 31 janar. Të dy pacientët janë me nacionalitet kinez.
Singapor – 89
Në Singapor janë shënuar 89 raste më 23 shkurt, përfshirë 51 persona të cilët janë trajtuar dhe liruar nga spitali.
Kore Jugore – 833
Në Korenë Jugore është konfirmuar numri i të prekurve deri në 833.
Shtatë vdekje janë konfirmuar.
Spanjë – 2
Autoritetet spanjolle kanë konfirmuar rastin e dytë me coronavirus më 9 shkurt – një britanik nga Mallorka.
Sri Lanka – 1
Në Sri Lanka është konfirmuar rasti i parë me virus më 27 janar.
Pacienti është identifikuar se është 43 vjeçare, nga Hubei, e cila ka ardhur në Sri Lanka si turiste.
Suedi – 1
Më 31 janar, Agjencia e Shëndetit Publik të Suedisë ka thënë se një grua ka rezultuar pozitiv me coronavirus dhe është mbajtur e izoluar në një spital në jug të Italisë. Ajo kishte vizituar Wuhan para se të vinte në Suedi.
Tajvan- 28
Në Tajvan janë konfirmuar 26 raste, përfshirë një 61-vjeçar me probleme shëndetësore që vdiq nga virusi.
Tajlandë– 35
Në Tajlandë ka arritur numri deri në 35 persona.
Emiratet e Bashkuara Arabe – 13
Në EBA, 13 raste janë konfirmuar më 23 shkurt.
Britania e Madhe- 13
Në Britani të Madhe është konfirmuar katër raste të reja me coronavirus duke e rritur numrin deri në 13.
Të gjitha rastet janë në Angli dhe të paktën 8 persona janë larguar nga spitali pasi kanë rezultuar negativisht, dy herë nga ky virus.
Shtetet e Bashkuara – 35
Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar 35 raste nga virusi më 23 shkurt.
Rastet përfshihen atyre që kanë udhëtuar me anijen Diamond Princess në Japani.
Vietnam – 16
Më 13 shkurt, ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar rastin e 16-të me coronavirus.

Related posts