Hashim Thaçi mund ta përdorë inteligjencën dhe policinë për t’ju shmangur drejtësisë :

loading...


Në urdhër-arrestin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se katër të akuzuarit mund t’i ikin drejtësisë.

Në seksionin “rreziku i ikjes”, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka theksuar se ish-komandantët e UÇK-së lehtësisht mund t’i shmangen drejtësisë ngaqë kanë qasje në fonde dhe inteligjencë.

gjithë të dyshuarit kanë të gjitha mjetet, motivin dhe mundësinë për t’iu shmangur drejtësisë. dyshuarit janë të gjithë ish-komandantë të lartë të UÇK-së, udhëheqës ose ish-udhëheqës politik në qeverinë e Kosovës. Të gjithë kanë qasje në fonde të konsiderueshme dhe mund të mobilizojnë me lehtësi një rrjet të gjerë mbështetësish dhe zyrtarësh qeveritarë, duke përfshirë persona me ekspertizë në , polici dhe inteligjencë”, thuhet në pikën 32 të urdhër-arrestit.

Në pikën e 33-të të urdhër-arrestit, Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të largohen menjëherë në vende që s’ kërkojnë vizë. Si pengesë konsiderohet edhe numri i vogël i marrëveshjeve për ekstradim të Kosovës me vendet e tjera.

gjithë të dyshuarit kanë pasaporta të cilat do t’i lejonin ata të largoheshin menjëherë në vendet që s’ kërkojnë vizë. Thaçi dhe Veseli udhëtojnë shumë ndërkombëtarisht, ndërsa Selimi dhe Krasniqi vizitojnë rregullisht Shqipërinë. Kosova ka vetëm një numër të vogël të marrëveshjeve të ekstradimit me vendet e tjera, e cila është domethënëse posa ky është një nga mekanizmat e bashkëpunimit për Dhomat e Specializuara. Kur kombinohet me numrin e vendeve të cilat thjesht s’ e njohin Kosovën si shtet, është shumë e lehtë për të Dyshuarit të udhëtojnë legalisht në një juridiksion i cili s’ do të ketë asnjë detyrim për transferim të tyre te Dhomat e Specializuara. dyshuarit gjithashtu pa dyshim kanë lidhje për t’u larguar nga Kosova përmes kufijve të paligjshëm, duke e bërë dorëzimin e pasaportave të tyre një zgjidhje joadekuate”, vazhdon pika 33 e urdhër-arrestit.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj tash ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli për krime kundër njerëzimit.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare, më 24 prill , Zyra e Prokurorit të Specializuar u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku , dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Në Aktakuzë pretendohej se , dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë. Por pikat e aktakuzës akoma s’ ishin konfirmuar.

Më 4 nëntor, Zyra e Prokurorit të Specializuar përmes një komunikate për media ka njoftuar për arrestimin e ish-kryetari të Kuvendi të Kosovës, Jakup Krasniqit dhe transferimin e tij në objektin e paraburgimit në Hagë. Në të njëjtën ditë kur ishte arrestuar Krasniqi, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Rexhep Selimi e kishte dhënë lajmin për konfirmimin e aktakuzës ndaj tij.

Ditën e nesërme, më 5 nëntor, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një konference për media njoftoi se i është konfirmuar aktakuza nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, në të njëjtën ditë lajmin për konfirmimin e aktakuzës e kishte dhënë edhe ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

i EULEX-it në për orë të tëra kanë bastisur shtëpitë e Hashim Thaçit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit para se ata të niseshin për në .

Më 9 nëntor, në Dhomat e Specializuara në , e kanë pasur paraqitjen e parë ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Dhomave të Specializuara, më 10 nëntor janë paraqitur edhe ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ndërsa, më 11 nëntor, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi.

Krerët e UÇK-së bashkërisht akuzohen për krime të luftës, krime kundër njerëzimit, arrestime të kundërligjshme, trajtim mizor dhe vrasje.

Sipas kësaj aktakuze pjesëtarë të UÇK-së, gjatë marsit 1998 dhe shtatorit 1999 kishin kryer krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit duke arrestuar dhe ndaluar persona civil në mënyrë të paligjshme, duke i trajtuar në mënyrë mizore, torturuar dhe zhdukur.

Në mesin e shumë akuzave bëjnë pjesë edhe ato të vrasjeve të paligjshme.

Për të gjitha këto krime të pretenduara, Prokurori Xhek Smith i ngarkon Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e Kadri Veselin të cilët sipas tij ishin në dijeni se këto krime ishin duke ndodhur dhe s’ kishin ndërmarrë asnjë veprim për parandalimin e tyre kishin nxitur kryerjen e tyre.

Në këtë aktakuzë thuhet se Thaçi dhe të tjerët nxitën sulmet ndaj kundërshtarëve dhe nxiten vrasjen e tyre.

Sipas prokurorisë krerët e UÇK-së përmes deklaratave publike dhe veprimeve në terren, frikësuan, denigruan, eliminuan kundërshtarë dhe kërkuan të pozicionoheshin si i vetmi zë dhe si i vetmi përfaqësues legjitimë i shqiptarëve të Kosovës.

Pjesë e aktakuzës 68 faqëshe të Prokurorisë janë edhe pretendimet për vrasje të paligjshme.

Këto vrasje theksohet se janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas prokurorisë ato janë kryer në Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleҫkë, Kukës dhe Rahovec.

Në aktakuzë thuhet se një person gjatë vitit 1998 ishte mbajtur në kazermat e UÇK-së në Jabllanicë dhe ishte rrahur për vdekje nga pjesëtaret e UÇK-së.

pretendon se fatin e njëjtë e kishin pasur edhe dy viktima të tjera të cilat ishin dërguar në kazermën e UÇK-së në Jabllanicë.

Përpos vrasjeve në Jabllanicë në aktakuzë pretendohet se në fshatin Llapushinik ishte arrestuar një person nga pjesëtaret e UÇK-së ishte rrahur dhe ishte marrë në pyetje dhjetë natë rresht ndërsa në fund ishte vrarë.

tutje pretendon se pas një ofensive serbe, forcat e UÇK-së në Llapushink kishin arrestuar afërsisht 30 persona ku disa prej tyre më pas ishin lënë të lirë ndërsa të tjerët ishin qëlluar dhe vrarë.

Aty përshkruhet edhe për gjashtë vrasje të kryera në Drenoc. Sipas prokurorisë gjashtë burra ishin arrestuar, rrahur dhe vrarë dhe eshtrat e tyre s’ ishin parë më kurrë.

Pjesë e aktakuzës janë edhe akuzat për vrasjen e 11 civileve serb në Malishevë. Sipas aktakuzës në korrik të vitit 1998 një grup prej 11 të arrestuarish serbë u transferuan në një dhomë në bodrumin e një ndërtese në Malishevë. Aty përshkruhet se këta civil ishin rrahur dhe shqelmuar nga anëtarët e UÇK-së e më pas ishin qëlluar dhe vrarë.

e Specializuar në këtë aktakuzë s’ e ka lënë pa e përfshirë edhe qendrën e paraburgimit në Kleçkë.

Në këtë lokacion sipas prokurorit të specializuar gjashtë persona ishin dërguar dhe ishin rrahur për vdekje nga anëtaret e UÇK-së.

tjetër person sipas prokurorit të specializuar kishte vdekur si rezultat i keqtrajtimit në Kukës. Në këtë keqtrajtim thuhet se kishte marrë pjesë edhe Sabit Geci.

Tre persona të tjerë ishin arrestuar në Rahovec, ata sipas aktakuzës ishin rrëmbyer nga ushtarët e UÇK-së në shtëpitë e tyre ndërsa s’ ishin parë më kurrë.

Arsyeja se pse krerët e UÇK-së akuzohen për krimet dhe e si përmendura sipas prokurorit të Specializuar është përgjegjësia komanduese.



Postime të ngjashme