Hetimi për pandeminë, javën e ardhshme pritet të intervistohet ish-ministri Arben Vitia

loading...

Komisioni Hetimor Parlamentar për Menaxhimin e Situatës me COVID-19 javën e ardhshme më 23 shtator pritet ta intervistojë ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Përveç Vitisë, të mërkurën pritet te intervistohet edhe ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku.

ndërsa, komisioni u pajtua që më datën 22 shtator, të intervistohet edhe prindi i Agon Musliut, djali i cili vdiq në qendrën e studentëve të shndërruar ne karantinë.

Përveç tij, më 22 shtator pritet të intervistohet edhe menaxheri i karantinës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, Valdet Hashani.

Në këtë mbledhje të Komisionit Hetimor Parlamentar per Menaxhimin e Krizës me COVID-19 u tha se janë pranuar të dhënat nga Policia Kufitare për hyrjet e qytetarëve gjatë periudhës se karantinës.

Komisioni Hetimor për Menaxhimin e Situatës me COVID-19, Fotografi:KALLXO.com



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *