Hetohet gjinekologu i Prizrenit, dyshohet për lëndim të foshnjës gjatë lindjes

Hetohet gjinekologu i Prizrenit, dyshohet për lëndim të foshnjës gjatë lindjes
Një gjinekolog së bashku me stafin e tij, është duke u hetuar për trajtim të keq gjatë lindjes së një gruaje në Spitalin e Prizrenit.Foshnja dyshohet se ka marrë lëndime të rënda trupore gjatë lindjes në Repartin e Gjinekologjisë .Rasti është lajmëruar nga nëna në polici.
Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj tha se ky rast është në fazën e hetimeve.Sipas tij, prokuroria dhe policia janë duke e trajtuar me prioritet ankesën e nënës lëndimet e foshnjës gjatë lindjes së saj.“ Rasti është duke u hetuar, kurse detajet do të bëhen në ditët e ardhshme”, tregon Osmanollaj për “PrizrenPress”.
Sipas tij, gruaja rastin e ka lajmëruar në polici pasi ka kuptuar se foshnja është lënduar gjatë procesit të lindjes.Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur së gruaja që ka lajmëruar rastin është bërë nënë për herë të parë.
Fëmija e saj është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.Ndërkaq, me rastin është duke u marrë edhe menaxhmenti i Spitalit të Prizrenit.Zyrtari për informim në këtë spital, Shefajet Berisha tha se rasti është diskutuar në Këshillin Drejtues.“Po jemi të njoftuar me rastin. Rasti është diskutuar në Këshillin Drejtues. Është autorizuar drejtori mjekësor, që të merr deklaratat, të analizojë rastin dhe të përgatit raport për Këshillin Drejtues”, tregon Berisha.
loading...