Sat. Jun 25th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Hipertiroidizmi është një gjendje kronike e karakterizuar nga një rritje patologjike e sintezës, sekretimit dhe e niveleve të tiroksinës (T4) e triodotironinës (T3) të lira në gjak. Këto dy hormone prodhohen nga tiroidja, një gjëndër endokrine, e vendosur në bazën e qafës, e cila drejton metabolizmin e trupit, transmeton Gazeta Sinjali.

Origjina
Shkaku kryesor i hipertirodizmit është sindroma Basedow-Graves (strumë toksike e përhapur), një sëmundje autoimune që stimulon gjëndrën tiroide të punojnë më shumë nga ç’duhet. Prek kryesisht gratë dhe ka një kurs të karakterizuar nga periudha lehtësimi e rikthimi. Kushte të tjera më pak të shpeshta në lidhje me këtë mosfunksionim endokrin janë: sindroma Plummer (strumë toksike e veçuar) dhe adenoma e hipofizës TSH sekretuese. Me tirotoksikozë (term i përdorur si sinonim) kuptohet një çlirim i tepërt i hormoneve tiroide të shkaktuara nga një inflamacion i gjëndrës tiroidiene  dhe jo domosdoshmërisht nga rritja e sintezës. Një formë kalimtare e hipertiroidizmit mund të shfaqet gjatë shtatzënisë.

Simptomat
Manifestimet klinike të hipertiroidizmit jo krejtësisht specifike për këtë patologji janë: djersitja, takikardia, rritje e presionit të gjakut, lodhje, humbje peshe pavarësisht oreksit të mirë, intolerancë ndaj të nxehtit, nervozizëm, pagjumësi, dridhje duarsh, ndryshime menstruale, diarre dhe ënjtja e gushës. Një shenjë tipike e sindromës Basedow është zgjatje e  kokërdhokëve të syve dhe fotofobi.
Simptomat mund të përkeqësohen me marrjen e pandërgjegjshme të jodit, të cilin e përmbajnë pasta dhëmbësh, shpëlarës të gojës, pajisjet radiologjike, dezinfektues, barna, prezervativë dhe kripa e jodizuar.

Diagnoza
Mjeku procedon me prekjen e qafës për të parë Vetëm po të ka një rritje të madhësisë së tiroides. Për praninë e hipertiroidizmit, nga analizat e gjakut do të tregohet një rënie e niveleve të TSH-së, hormoni stimulues i tiroides i prodhuar nga hipofiza, dhe një rritje e fraksionit të lirë të T3 dhe T4. Një dozë e TSH-së në serum është testi më i mirë që duhet kryer së pari, pasi është gjithmonë i shtypur te pacientët me hipertiroidizëm. ndërsa zbulimi i antitrupave anti-tiroide sinjalizon për ekzistencën e një sëmundjeje autoimune në veprim. Për të përfunduar diagnozën mund të jetë e dobishme kryerja e një ekografie dhe një shintigrafie tiroidiene.

tretmani
Vetëm po të s’ trajtohet ashtu siç duhet, hipertiroidizmi mund të shkaktojë rritje maksimale të presionit të gjakut, zgjerimin e barkushes së majtë dhe dekompensim kardiak. Terapia përfshin administrimin e barnave anti-tiroidiene dhe në raste të veçuara beta-bllokues. Është gjithmonë e këshillueshme shmangia e duhanit dhe alkoolit si dhe konsumi i çokollatave dhe pijeve me kafeinë.

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page