Historia e Mjekut që u shndërrua në një libër të suksesshëm në Itali

 

Hasan Kurti lindi më 6 maj të vitit 1933 në Vidhas të Elbasanit.

Ai mbeti jetim që kur ishte fëmijë dhe në moshën 7-vjeçare, për shkak të varfërisë ekstreme, largohet nga shtëpia për të shërbyer në një familje. U detyrua të bëjë punë të rënda bujqësore, me lodhje e mundim, midis dhunës fizike e psikologjike.

Fillon të mësojë si audodidakt, por ëndrra për t’u arsimuar iu realizua vetëm pas çlirimit të Shqipërisë.

Shkollën fillore e kreu në Bradashesh.

Në vitin 1949 filloi klasën e pestë me korrespondencë, studionte vetë e jepte provimet. Në darkë drejtonte një kurs kundër analfabetizmit për moshat e rritura. Klasën e 6-të dhe të 7-të e përfundoi në shkollën shtatëvjeçare “Naim Frashëri”.

Për t’u takuar me ministrin e atëhershëm të Arsimit, Kahreman Ylli dhe për t’i kërkuar një bursë për vazhdimin e shkollës së mesme, udhëton mbi një kamion mallrash nga Elbasani në Tiranë dhe po atë natë fle në lulishten e Rrugës së Elbasanit, për të trokitur përsëri të nesërmen në dyert e ministrisë së Arsimit.

Fëmijëria e jetuar mes varfërisë dhe sëmundjeve kishte zgjuar tek Hasan Kurti dëshirën për t’u bërë mjek e për të ndihmuar më të dobëtit e të pafatët. I jepet e drejta e studimit dhe më vonë fiton bursën për në Politeknikumin Mjekësor në Tiranë, në Rrugën e Dibrës.

Pas mbarimit të shkollës së mesme, në korrik 1954, doktor Hasani emërohet në Qendrën Sanitare, shef i Epidemiologjisë në Elbasan. Emërimi në punën e re koinçidon me përhapjen e epidemisë së kollës së mirë e, më vonë, me epideminë e fruthit – morbilli.Për të punuar atij i duhej të shkonte në zonën e Shpatit: në Gjinar dhe në Zavalinë apo në zona të tjera duke ecur për shumë orë në këmbë në kushtet e mungesës së rrugës së makinës.

Në vitin 1956 filloi Fakultetin e Mjekësisë. Studionte në mënyrë sistematike dhe kishte rezultate të larta. Mësimdhënien profesionale e kreu me profesorë si: Ylli Popa, Fejzi Hoxha, Përparim Tepelena, etj.

Pas mbarimit të Fakultetit, në shtator të vitit 1962 fillon zyrtarisht punën pranë Kombinatit të Drurit në Elbasan.

Dr. Vil Mazreku, që punonte në Qendrën Sanitare, në sektorin e sëmundjeve ngjitëse, i propozon të shkojë në vendin e tij në Kombinat dhe kështu, doktor Hasani rikthehet në Qendrën Sanitare në sektorin Epidemiologjik, ku kishte punuar dikur si ndihmësmjek.

Në shtator të vitit 1964 shkon në Tiranë për t’u specializuar në Rontgen Diagnostikë Radiologji. Pas përfundimit të specializimit fillon punën si mjek radiolog në Spitalin Civil në Elbasan.
Në foto: Hasan Kurti dhe Engjellushe Kongoli, më 20.8.1978, në Spitalin e Elbasanit

Në foto: Hasan Kurti dhe Engjellushe Kongoli, më 20.8.1978, në Spitalin e Elbasanit

Në 7 shkurt 1965, në një festë të thjeshtë e pa ceremoni martohet me bashkëshorten e tij, Sherife Mezini, që punonte në Bankën e Shqipërisë në Tiranë. Nga kjo martesë lindin tre vajza.

Pas shumë vitesh pune në spital transferohet në ambulancën e qytetit të Elbasanit, ku ushtron profesionin e mjekut radiolog në kushte jo të lehta, me orare të tejzgjatura, me një fluks të madh njerëzish si dhe me radiacion të lartë të rrezeve rontgen.

Del në pension në vitin 1993.

Në qershor 1995 transferohet familjarisht në Tiranë dhe në 2006 shpërngulet së bashku me të shoqen në Itali, pranë vajzave.

Pas vdekjes së gruas i dedikohet, për vite me radhë, dorëshkrimit të jetës dhe kujtimeve të punës si mjek, që ia dorëzon përpara se të sëmurej, vajzës së tij, shkrimtares Irma Kurti.

Mbylli sytë përgjithmonë në 19 prill 2018 në Bergamo të Italisë.

Në shënimet e tij, doktor Hasani shkruan: “Një nga mësuesit e mi të parë, Kostaq Xhuvani, një ditë, kur kisha mbaruar mësimin dhe po largohesha me një grup shokësh, më thirri dhe më tha: “Shiko djalë, ti ke rezultate shumë të larta në mësime. Të këshilloj që të mos e ndërpresësh shkollën, por të ecësh më tej!”. Kjo këshillë ishte nxitje në çdo hap që kam hedhur në rrugën e shkollimit”.

Për kushtet e vështira të punës doktor Hasani shkruan: “Kudo takonim varfëri, por mbi të gjitha, një mikpritje të madhe. Nuk ndjeja aspak lodhje, por vetëm kënaqësi kur shpëtoheshin dhjetëra jetë fëmijësh”.

Është dalluar gjithmonë për pasion, përgjegjësi dhe përkushtim, i gatshëm për të shkuar në çdo orë të natës në spital e për t’iu gjendur pranë pacientëve në situatë kritike. I heshtur dhe pafjalë, por i guximshëm dhe me kurajë për të evidentuar dhe zgjidhur probleme të organizimit e përmirësimit të kushteve të punës. Njihej si njeri modest, zemërgjerë, tolerant dhe i edukuar.

Shkrimtarja dhe Poetja Irma Kurti, rrëfen për babain dhe për romanin e saj “Në mungesë të fjalëve” që lindi mbi ditarin e tij. Ndër të tjera tregon: “Im atë ishte njeri me kulturë e mentalitet të hapur. Na ka përkrahur, që kur ishim fëmijë, mua e motrave për të ndjekur dëshirat tona, për të recituar apo për të kënduar në skenën e festivaleve në teatrin “Skampa”.

Ishte i pasionuar pas mjekësisë dhe letërsisë. Ruaj me fanatizëm blloqet e tij me fraza e paragrafë të shkëputura nga kryevepra të autorëve shqiptarë e botërorë. Këtë pasion ma transmetoi mua duke më shoqëruar në rrugëtimin e letërsisë deri në vitet e fundit të jetës së tij. Im atë më ndihmonte, më inkurajonte, por ishte dhe tepër kërkues, nuk më thoshte kurrë “të lumtë!”.

Shpesh, gjatë këtyre viteve në Itali, më thoshte: “Sa çudi, shoh në ëndërr gjithmonë Elbasanin dhe veten – mjek në spital, duke bërë radioskopi e duke u shërbyer pacientëve”. Por kjo s’përbënte asnjë çudi për mua: puna ishte jeta e tij dhe ai ndjeu vërtetë keqardhje kur iu desh të dilte në pension.

Në shkurt të vitit 2014, pak ditë përpara se të pësonte një iktus, babai më dorëzoi çfarë kishte më të shtrenjtë: ditarin me fragmente nga puna dhe jeta e tij; historinë e një fëmije jetim, të braktisur nga fati, por me vullnet të jashtëzakonshëm për të realizuar ëndrrën për t’u bërë mjek.

Sëmundja e ndryshoi raportin tonë: ne s’mund të flisnim më si më parë, s’mund të ndanim kujtimet, mallin për vendlindjen, mendimet për artin, letërsinë. Por ajo s’e ndryshoi dashurinë që babai më falte, përkundrazi, ajo u ridimensionua.

Në ato çaste, unë iu ktheva ditarit, që tani për mua përbënte një thesar të rrallë: e mora në duar, lexoja dhe shkruaja. Romani “Njeriu që fliste me pemët” i botuar në gjuhën italiane me titullin: “In assenza di parole”(Në mungesë të fjalëve) lindi kështu. Ai është pritur shumë mirë nga kritika italiane. E kam prezantur në plot qytete të Italisë dhe kudo është pritur me kërshëri dhe interes.

Me rastin e 23 prillit 2018, Ditës Botërore të Librit isha e ftuar në bordin e anijes Grimaldi Lines. Gjatë udhëtimit, ashtu si dhe në Barcelonë, pranë stendës së autorëve italianë firmosa kopje të tij për shumë lexues. Kjo është lumturia më e madhe: babai im, doktor Hasan Kurti dhe historia e tij jetojnë në faqet e këtij libri, që i ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë”.

Nga shkrimtarja dhe poetja: Irma Kurti (Vajza e Dr. Hasan Kurti)

Related posts:

Si e spiunojnë punëtorët shëndetësor njëri-tjetrin?
Eksperti austriak: Në Kosovë çdo i dyti është i infektuar nga Covid-19
A është duke menduar ndokush për stafin mjekësor të infektuar me Sars-Cov-2 ?!
Veshje, zhveshje, e përfunduat trajnimin, ndërsa 756 numri i personelit shëndetësor të infektuar !
70 mjekë të Prishtinës në vetizolim, 11 prej tyre pozitivë me COVID-19
Lajm i mirë për mjekët specialistë të papunë
Inf. Enlirat Duraku: Mjeku nuk është vrasës !
Nëse nuk hapet konkursi për specializim, Kosova rrezikon të mbetet pa mjekë
Kur ortopedi dhe pacienti i tij janë njëkohësisht babai dhe i biri.
Mosha mesatare e mjekëve në Kosovë është 53, rrezikohet mbyllja e spitaleve pas gjashtë vitesh
Paraqitja e sulmit ndaj mjekëve
Në këtë shtet ofrohen pushime falas për mjekët dhe infermierët e angazhuar në luftë me Covid-19
Skandaloze: Në Klinikën Emergjente po paraqiten pacientë pa udhëzim dhe atë kohë pa kohë
Mjekët dhe infermierët po keqtrajtohen nga pacientët
Ministria e Financave: Sot dalin pagat dhe shtesat prej 300 euro të parapara në Pakon Emergjente
Personeli shëndetësor çdo ditë e më shumë po zvogëlohet
Fenomeni në Bosnjë: Mjekët po kërkojnë pushim mjekësor
Kollçaku: Nëse infektohet ndonjë deputet sot, mos t’i vendoset respiratori
Dr.Çlirim Berisha: fokusohuni në luftimin e pandemisë e jo në luftimin e vendimeve të njëri-tjetrit
E pranon edhe Trump: New York një katastrofë, hotele e stadiume do kthehen në spitale
Raka: Po futemi në dy javët vendimtare për jetët e më të dashurve tanë
Dr.Çlirim Berisha: Qytetarët po e neglizhojnë rrezikun që tashmë është global
Raporti i kinezëve: Koronavirusi është dinak, por shkatërrohet në 57 gradë
Nëna e dy fëmijëve bëhet personi i parë në SHBA që merr vaksinën kundër koronavirusit
Ministria e Shëndetësisë: Pacientët me koronavirus po infektojnë mjekët, ju lutemi tregoni të vërtet...
Mesazh nga një mjek italian
Doktori kosovar godet Edi Ramën/ Nuk mbahet qurani një natë para Bajramit
Në Itali, mbi 2.000 punonjës mjekësorë me koronavirus
Coronavirusi: Avdullah Hoti premton pagesat shtesë për stafin shëndetësor
Rama: Mjekët dhe infermierët do të kenë shpërblim 1 mijë euro
Lajm fantastik nga Londra: Zbulohet vaksina kundër koronavirusit, testohet suksesshëm te minjtë
Rivalitet për ekskluzivitetin e vaksinës, betejë e fortë mes Gjermanisë dhe SHBA-ve
A po i ndal Koronavirusi shkarkimet në Shëndetësi?
Konfirmohet, dy raste me koronavirus në Kosovë
Deputeti i LDK-së i kërkon Qeverisë rritje të pagës së punëtorëve shëndetësor
Një 80 vjeçar që erdhi nga Italia dyshohet se është prekur nga coronavirusi, ekipi mjekësor i QKMF-s...
Në Shqipëri mjekët e infermierët stimulohen ndërsa në Kosovë nuk ndodh kjo
Naim Maloku: Keni vjedhë edhe në varret e Dëshmorëve!
Letër nga karantina nipave në Shqipëri: Mos bëni gabimin që bëra unë
Mjeku kosovar kritikon Qeverinë: Koronavirusi vret, merrni masa të shpejta!
Studiuesja kineze në Fakultetin e Shkencave, tregon të vërtetën e trishtë për Coronavirusin
Arrestohet pasi sulmoi doktorin në vendin e punës
Rama: Do mbyllim disko, pube dhe palestra. Do japim bonuse 1000 euro për mjekët, 500 për infermierët...
Ministria e Shëndetësisë blen 8 euro e 50 centë një maskë kineze
Foto sa 1000 fjalë/ Situata alarmante në Itali në një foto të vetme
Koronavirus, gati vaksina nga Izraeli
Koronavirusi vjen në Shqipëri! Konfirmohen dy raste, babë e bir erdhën nga Italia
113 të vdekur nga koronavirusi në Itali vetëm në 24 orët e fundit
Dr.Gani Morina: Taksa, Amerika dhe Gishti i thyer, i ngjyer, i ndyer !
Mjeku paralajmëron: Rreth 96 milion persona do infektohen me koronavirus, 500 mijë do vdesin
Mjekët italianë paralajmërojnë Evropën për ndikimin e koronavirusit
Italia i angazhon mjekët e pensionuar për ta luftuar koronavirusin
Eksperti i ekonomisë sfidon Gjykatën Kushtetuese: Ligji për pagat të trajtohet pa presione dhe pa nd...
Ndalimi i punës së detyruar ose të dhunshme
Gjermania lehtëson procedurat për rekrutimin e mjekëve nga Kosova
Mbi 150 studentë të infermierisë përfitojnë kontrata pune në Gjermani
Deputeti Bekë Berisha: E kam shumë zor një “thmijaçi” si Albin Kurti me i thënë kryeministër
Mjekët shërbëtorë të pacientëve, jo të oligarkëve!
Mos e hidhni kokën prapa kur keni gjakderdhje në hundë
Koronavirusi/ Mungojnë mjekët në Itali, qeveria merr vendimin urgjent
Kërkohet pensionimi i parakohshëm i mësimdhënësve me sëmundje të rënda
Nuk do ta besoni: Kaq i ka kushtuar Qeverisë mbledhja në Prevallë
Shkencëtarët izraelitë: Jemi një javë larg zhvillimit të vaksinës kundër koronavirusit
Doktoresha kosovare e tregon ilaçin kundër Koronavirusit
Mjeku francez: Ilaçi kundër koronavirusit ekziston dhe është i lirë
Situata në Itali, flet mjekja: Rastet kanë filluar të shërohen
Blerim Latifi: Vrasja mizore e Qerim Kelmendit lajm tronditës
Kompania izraelite BATM Advanced prodhon setin mjekësor diagnostikues të koronavirusit
400 të infektuar me koronavirus në Itali, shpallet gjendja e emergjencës
Koronavirusi arrin në Maqedoni, konfirmohet rasti i parë
Ja deri kur shtyhet pezullimi i Ligjit për zyrtarët publikë
Qytetarët kanë filluar të ndjejnë panikun për Coronavirusin, s’ka maska mbrojtëse
Rrahet mjeku në Gjilan, i dyshuari e sulmon pasi e dërgon gruan për kontroll
Vdes kryekirurgu si pasojë e virusit, mediat: mjekët që vdesin konsiderohen martirë
Zbulohet sozia e Edi Ramës, është një mjek neurolog nga Greqia
Koronavirusi, mesazhi kuptimplotë nga një infermiere italiane
Paga e avokatit të Telekomit më e madhe se e Pilotit të NASA-s
Ja çka thotë Kryeministri italian rreth përhapjes së koronavirusit
Harta e vendeve që janë prekur nga koronavirusi
Top të paguarit e Telekomit: Një zyrtar ligjor mori pagë mujore 12.300 euro
Halil Matoshi nuk i ktheu laptopin dhe telefonin, të blera me buxhetin e shtetit
Drejtori i ShSKUK-së ua ndalon punëtorëve shëndetësorë të kërkojnë pagën jubilare
Koronavirusi/ OBSH i trembet më të keqes: Bota të përgatitet për pandemi
Rritet bilanci/ Raportohet viktima e 6-të nga koronavirusi në Itali, 230 të prekur
𝗙𝗦𝗦𝗛 𝘇𝗼𝘁𝗼𝗻 𝟯𝟬,𝟬𝟬𝟬 𝗘𝘂𝗿𝗼 𝗽𝗲̈𝗿 𝘁𝗿𝗮𝗷𝘁𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗺𝗷𝗲𝗸𝗲̈𝘀𝗼𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗘𝗿𝗶𝗼𝗻 𝗛𝗮𝘅𝗵𝗻𝗶𝗸𝗮𝗷𝘁
Ky është kryetari i vetëm në Kosovë që realizoj 100% të premtimeve
Një rast i dyshuar për coronavirus në QKUK - Lajmi i fundit
Shkon në katër numri i viktimave nga koronavirusi
Nuk e frikësoni as Avdullah Hotin, as Kosovën!
OBSh kërkon 675 milionë dollarë ndihmë për të luftuar “Covid-19”
Kryeministri Kurti reagon për rastin e futbollistit Ilija Ivic: Lëreni Ilijan të luajë lirshëm kudo ...
Kadri Veseli: Nderim për jetën dhe veprën e Prof. Dr. Safet Beqirit!
Dr.Izet Sadiku: Sulmi ndaj zëvendëskryeministrit Hoti është akt qyqar
Avdullah Hoti:Porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar
Italia në alarm nga koronavirusi: 10 qytete mbyllin shkollat, baret, thirrje banorëve të mos dalin j...
Koronavirusi/ Rëndohet bilanci, shkon në 51 numri i të infektuarve në Itali. Kontrollet vijojnë për ...
Alarmohet Italia, 45 persona të prekur nga koronavirusi që nga mëngjesi
Kosova ka nënshkruar marrëveshje, kurse Serbia ia ka ndaluar Gjermanisë t’ia marr infermierët
Coronavirusi mbërrin në Itali/ 6 të infektuar, izolohen 250 të tjerë
3 vitet e fundit 3500 infermierë janë larguar nga Shqipëria, sindikata: Në fshatra ndjehet mungesa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Dr.Albesa Shabani mahnit mjekët gjerman, kryen në afat rekord provimin e licencës

Fri Jan 18 , 2019
  Albesa Shabani nga Gjilani në afat rekord e ka përfunduar vlerësimin për provimin e licencës gjermane. Puna dhe angazhimi i Albesës i ka habitur edhe profesorët dhe komisionin vlerësues. Albesa pas këtij hapi të madh fillon specializimin e saj në degën e internos. Albesa Shabani nga Gjilani pas një […]