Historia e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës


QKUK
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka
filluar punën në dhjetor të vitit 1958, fillimisht me emrin Spitali i Prishtinës, deri në  vendimin për themelimin e Fakultetit të Mjekësisë së Universitetit të Prishtinës, më 17 qershor 1969, kurse më 7.11.1973,
Fakulteti i Mjekësisë, bashkohet me Spitalin e Prishtinës, si Organizatë
e Punës së Bashkuar.
Prej 29 dhjetorit 1977, deri më 1991, ka vepruar si Organizatë punuese e Fakultetit të Mjekësisë.
Nga  muaji Qershor i vitit 1999,  merr
emrin QKUK.
Përveç veprimtarisë shëndetësore, në QKUK, ofrohet edhe  veprimtaria arsimore dhe ajo kërkimore- shkencore.  QKUK, organizohet në
klinika, institute, qendra, shërbime dhe  njësi administrative.
Shih edhe:  FDA pritet të autorizojë përdorimin e vaksinës Pfizer për fëmijët e moshës 12-15 vjeç