Historia e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë – QSUT

Qendra Spitalore Universitare “Nënë
Tereza” në Tiranë është institucioni shëndetësor më i madh në Shqipëri
dhe si institucion shëndetësor akademik është i vetmi i këtij lloji,
duke u klasifikuar si e vetmja qendër shëndetësore terciare shqiptare në Shqipëri.

loading...
Aktualisht QSU “Nënë Tereza” ofron
shërbim shëndetësor ambulator për rreth 300 000 persona/vit, shërbim
spitalor për mbi 80 000 raste/vit dhe shërbim urgjencash me mbi 260 000
persona/vit.

Spitali ka një kapacitet prej 1450 shtretërish dhe ofron ndihmë mjekësore për mesatarisht 400 pacientë ditorë e të shtruar.
 Historia e QSUT-së
Pas caktimit Kryeqytet nga Kongresi i
Lushnjes më 1920-tën, qyteti i Tiranës u përball me një nga detyrat e
para të caktuara prej Kongresit, krijimin e një Spitali Publik. Me
ardhjen e Kryqit të Kuq Amerikan në vitin 1919 në Shqipëri dhe Tiranë,
erdhi dhe hapja e një spitali me 20 shtretër në një shtëpi tiranase. Në
atë qendër janë kryer operacione kirurgjikale nga amerikania Buck që
ishte dhe drejtoreshë e spitalit, por aty punonte kryesisht si kirurg
doktori Osman Jonuzi. Duke qenë se kushtet u përgatitën për formimin e
një spitali publik në 1920 u themelua spitali i parë publik në
kryeqytetin e ri, drejtor i të cilit u caktua Dr. Osman Jonuzi. Spital
prej 50 shtretërish pranë Sahatit të Tiranës organizohej në disa
reparte: kirurgjia, Dr. Osman Jonuzi, Patologjia, Dr. Syrja Pojani dhe
Dr. Ruzhdi Bobrati (kirurg dhe patolog). Në këtë spital kryheshin rreth
300-400 vizita të ndryshme ambulatore dhe 100-200 operacione të ndryshme
nga Dr. Jonuzi dhe Dr. Bobrati. Më tej qendra u pasurua me shërbimin e
mjekëve të specializuar rishtazi jashtë vendit si Dr. Sabri Tefiku dhe
Janko Theodhosi (patholog), Dr. Ismail Tartari si Radiolog (themelues i
radiologjisë shqipëtare) gjithashtu edhe mjekët e specialiteteve të
ndryshme si Kristo Kristidhi, okulist, Besim Zyma, otorino-laringolog,
Jorgo Jorgoni, pediatër, Vasil Laboviti kirurg ndihmës, etj. Me
këmbënguljen dhe kontributin e Dr. Jonuzit, të kryetarit të bashkisë
Avokat Ali Begeja dhe të prefektit Abedin Nepravishta në 1928 nisi
projekti i ndërtimit të Spitalit Zogu 1, që sot njihet si Qendra
Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Për realizimin e projektit
ndihmuan gjithashtu Giulio Perte dhe pasi Qeveria e kohës (Zogut) bëri
pagesën e të gjithë pronareve në vlerën 10.000$, firma Ragazzi nisi të
ndërtojë. Punimet përfunduan në vitin 1932 dhe spitali i ri vlerësohej
ndër spitalet më të mirë në Ballkan, me një sërë repartesh dhe kapacitet
prej 200 shtretër. Përurimi i këtij spitali u bë më 1 shtator 1932 ku
fjalën e rastit e mbajti Dr. Ismail Tartari, i cili u caktua
njëkohësisht dhe Drejtor i Institutit të Radiologjisë Shqiptare. Drejtor
i këtij spitali vazhdoi të ishte Dr. Osman Jonuzi i cili njëkohësisht u
caktua dhe drejtor i përgjithshëm i shëndetësisë shqiptare.
Në vitet 1932-1945 në Spitalin e Tiranës
kishte reparte të shumta të disiplinave mjekësore, duke shtuar këtu
edhe pavijonin antituberkular dhe repartin e lindjeve të ngritur prej
Dr. Sabri Tefiku-t në 1937-tën me përgjegjës Kirurgun-Obstetër Spiro
Treska. Më pas ekipi i mjekëve u rrit me ardhjen e mjekëve Dr. Frederik
Shiroka, Dr. Mukini, Stefan Pano-dermatolog, Xhanfize Basha, Remzi Fico
etj. Gjithashtu në spital kanë punuar përkohësisht edhe mjekë të huaj të
ardhur nga Europa si Dr. Questler, Dr. Demner, Dr. Schlesinger, Dr.
Lehman, Dr. Kalmar etj.
Deri në 1945 ky spital kishte një
organizim të përafërt me atë të këtyre ditëve, si një njësi që
funksionon me reparte të veçanta. Pas vitit 1945 spitali u organizua dhe
u nda në 5 spitale, përkatësisht me nr 1, 2, 3, 4 dhe 5 të cilat
vazhdojnë të funksionojnë edhe sot, por të grupuara në një kampus me
administrim të përgjithshëm të përbashkët.
Siç njihet dhe funksionon sot, QSUT u
krijua në vitin 1993 dhe me VKM Nr. 352, datë 09/09/1997, pika 5 është
emëruar “Nënë Tereza”.
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *