Historike: Diplomimi i kadetëve nga Kosova para presidentit amerikan

loading...

E Diel, 14 Qershor 2020 – 17:57
albinfo.ch

Dy kadetë nga Kosova, Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, kanë diplomuar në Akademinë Ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “West Point”, në New York.

Tani këta dy kosovarë do t’u shtohen radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i ndarë njohuritë dhe përvojat e tyre të mësuara në SHBA, përcjell albinfo.ch.

Në këtë gjë të diplomimit që është e rëndësisë së madhe, ka marrë pjesë edhe Presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar dy të rinjtë e diplomuar. “Urime kadetëve të rinj të diplomuar në Ëest Point. Jam shumë krenar me rininë tonë dhe përkushtimin e tyre për Kosovën. Arritjet si kjo s’ janë vetëm personale, por janë gjë të rëndësishme, të cilat republika jonë e re do t’i ruajë gjithmonë. E ardhmja e Kosovës është e sigurt falë rinisë sonë dhe përkrahjes së miqëve, si SHBA-ja”, ka shkruar Thaçi.

Festë kishin edhe në familjarët e kadetëve. “Duke percjellë live ceremoninë e diplomimit të Arelenës, oficerës ushtarake Kosovare, si kadete e akademisë më prestigjioze ushtarake të SHBA në botë, atë të Ëest Point, ku Presidenti Trump i uroi oficerët e rinj ushtarakë si liderë të ushtrisë amerikane”, ka shkruar një familjar i kadetes Shala.

rrugët e Arelenës dhe Yllit në Akademinë Ushtarake, West Point do t’i ndjekin edhe dy kadetë të rinj nga Kosova, Vesa Ibrahimi dhe Andrin Vuthaj.