Horror! Mark Skinner: Të paktën 82 shqiptarëve që u dërguan gjallë në Serbi, gjatë luftës, u janë marrë organet

loading...

Në raportin e Komisionit Ndërkombëtarë për Persona të Zhdukur, të publikuar së fundi, kanë lindur dyshime serioze se civilëve shqiptar të marr peng nga forcat serbe, kur janë dërguar në Serbi u janë hequr organet.

Ky raport, i hartuar nga antropologu i lartë i ICMP-së, për mjekësi ligjore Dr.Mark Skinner, flet për të paktën 82 persona të cilët janë dërguar të gjallë në Serbi, dhe të njëjtëve u janë marrë organet. Më pas ata ishin varrosur me arkivole dhe qese të etiketuara në varrezat e Rashkës, Batanjicës dhe Petrovosellës.

Ndërkaq, Nait Hasani, deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, ka thënë për gazetën “Bota Sot”, se duke pasur parasysh raportin e dr. Skinner, e ka bërë edhe kërkesen në Kuvend për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale. “Po unë kam kërkuar të shqyrtohet ligji për Gjykatën Speciale, pikërisht për këtë që serbët kanë bërë krime dhe trafikim të organeve dhe e kam pas parasysh dhe këtë raport të Mark Skinnerit.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *