Hoti e Zaev dakordohen për këto çështje

loading...


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut ka treguar për çka u dakorduan.

Hoti shkruan se u takuan për pikën e përbashkët kufitare, gazsjellësin, udhën Prishtinë-Tetovë e qendrën e përbashkët të skijimit, raporton Gazeta Blic.

Kryeministri thotë se këto çështje do diskutohen në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Ky është postimi i tij i plotë:

Me Kryeminsitrin Zaev u dakorduam për:
– Pikën e përbashkët kufitare, ku lidhet autostrada Prishtinë-Shkup,
– Gazsjellësin Shkup-Prishtinë,
– udhën Prizren-Tetovë,
– Qendër të përbashkët skijimi.
Këto dhe çështje të tjera diskutohen në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive.



Related posts