Hoti: Masat e reja anti-COVID pritet të finalizohen të premten


i vendit, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e Odave Ekonomike.

në një për ka thënë se janë dakorduar edhe për të punuar bashkë rreth një Pakoje të re Ekonomike.

“I informova në detaje për përgatitjet që janë bërë institucionet e ndryshme për të zbatuar secilin prej neneve të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. U dakorduam që të punojmë bashkë për dizajnimin e masave për Pakon e re të Rimëkëmbjes Ekonomike për vitin 2021 që është pjesë e buxhetit për vitin 2021. Poashtu u dakorduam edhe për hartimin e një Pakoje Fiskale që të miratohet në fillim të muajit janar”.

Ai poashtu theksoi se tema kryesore që u diskutua me ta është çështjeve e masave anti-COVID që janë në fuqi.

“Pika kryesore e diskutimit tonë ka qenë për anti-covid, pra për që janë në fuqi e që janë marrë nga më 11 nëntor. Kanë dhënë rezultat të kënaqshëm. Në 3 ditët e fundit janë stabilizuar”.

Brenga më e madhe e përfaqësuesve të Odave sipas Hotit ishte çështja e kohës apo e orarit se kur ekonomia.

“I kuptoj brengat e tyre dhe pasojat që i kanë pasur në bizneset e tyre nga që i kemi vendosur e që i kemi diskutuar bashkërisht. Brenga kryesore e shumicë është që të rishqyrtohet koha, orari i mbylljes së bizneseve dhe i komplet ekonomisë, dhe disa elemente specifike që ka të bëj me funksiononim e disa sektorëve”.

Kreu i ekzekutivit bëri të ditur se do të mblidhet edhe me ekspertë shëndetësor dhe se deri të premtën do të dalin me të reja.

nja tre a katër ditë që jemi duke i diskutuar, sot e bëmë edhe këtë diskutim.Do të vazhdojmë edhe sonte dhe besoj që deri të premtën do ta përfundojmë këtë diskutim”.

“Jemi duke i diskutuar në bazë të rekomandimeve të specialistëve dhe organizatave ndërkombëtare duke i parë se çfarë përvoja kanë vendet e tjera. s’ mund të them tash se çfarë do të marrim edhe për qarkullimin edhe për qytetarët nga diaspora. Deri të premten besoj që i finalizojmë konsulltimet”.

Postime të ngjashme