Hoti rezultoi pozitiv me COVID-19, ditëve të fundit ishte mjaft aktiv në terren

loading...

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është infektuar me virusin COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryeministri me anë të një shkrimi në ‘Facebook’.

kurse vizitat e tij nëpër qytete dhe takimi me njerëz s’ kanë qenë të pakta këto ditë.

Të enjten me 30 korrik, kryeministri bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashin vizituan komunën e Gjilanit, për të marrë pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Gjilan – Prishtinë.

Vizita tjetër e kryeministrit Hoti ishte në Bashkësinë Islame të Kosovës, po ashtu ditën e enjte. Në këtë vizitë Hoti  bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn u takuan me myftiun Naim Tërnava.

kurse të premten me 31 korrik, Avdullah Hoti vizitoi Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Klinikën Infektive, ku u takua me stafin.

kurse ditën e sotme, Hoti ka qenë për vizitë në komunën e Dragashit.

Në Dragash, Hoti ishte bashkë me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, ministrat Arban Abrashi, Vesel Krasniqi e Besian Mustafa. Aty u takua me me fermerë e biznesmenë të zonës.

 



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *