Hoti viziton kundërshtuesin e tij brenda partisë, ia përuron rrugën dhe e lavdëron për menaxhimin e pandemisë 




Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë marrë pjesë sot në fillimin e punimeve të pjesës së parë të rrugës me katër korsi Gjilan-Prishtinë.

Sipas një njoftimi për media, Hoti tha se ndihej i nderuar me pritjen, me fjalët dhe me angazhimin e  kryetarit Haziri, duke potencuar se fillimi i punimeve në këtë aks rrugor do t’i jap frymë qytetit të Gjilanit.

“Ky projekt, bashkë me pjesën tjetër në anën tjetër të qytetit, pjesë e një projekti më të madh nga BERZH-i, edhe në Ferizaj, Prizren dhe plot projekte të tjera, kanë filluar para disa vjetësh, kur edhe personalisht, bashkë me ministrin Abrashi dhe me të tjerë, ishim në kapacitete të tjera. Unë jam shumë i nderuar që ndodhem sot këtu për të filluar këtë projekt dhe jam i bindur që në kohe rekorde do të përmbyllet”, theksoi Hoti.

Shih edhe:  Don't hug too much, keep them short and wear a MASK, cautious SAGE scientist warns

Hoti po ashtu e përgëzoi kryetarin Haziri për punën që po bën, për përkushtimin edhe njerëzor që ka, jo vetëm institucional, për menaxhimin e kësaj situate.

“Do të qëndrojmë bashkë për të tejkaluar këtë situatë dhe në të njëjtën kohë do të mundohemi të çojmë përpara një agjendë zhvillimore të vendit, mbasi për ne këto dyja janë prioritetet kryesore, menaxhimi i pandemisë, ruajtja e jetës së qytetarëve dhe dalja në ndihmë bizneseve dhe zhvillimi ekonomik në anën tjetër”, tha kryeministri Hoti.

Duke theksuar se ky projekt, bashkë me atë të ujërave të zeza që u miratua në Kuvendin e Kosovës, janë projekte të rëndësishme, kryeministri Hoti tha se do të punojnë bashkë me kryetarin, në çdo projekt që është në interes të kësaj komune dhe në fakt të gjitha komunave në mbarë Kosovën.

Shih edhe:  Travellers could avoid Covid tests on return from 'green list' countries

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi tha se Gjilani po e merr vëmendjen e duhur nga Qeveria Hoti, duke shtuar se do të vijnë edhe me projekte të tjera për zhvillimi e komunës së Gjilanit, mbasi me dekada të tëra kanë munguar investimet në këtë komunë.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri e falënderoi kryeministrin Hoti që, siç tha ai, pa asnjë hezitim dhe vonesë bashkë me ministren e Financave dhe ministrin e Infrastrukturës kanë mbyllur procesin me BERZH-in, të filluar vite më parë.

Ai tha se rëndësia dhe emri i rrugës “Madeleine Albright” në Gjilan është e jashtëzakonshme, mbasi rregullon infrastrukturën nëntokësore, ndriçimin, duke ruajtur impaktin ambient, ujërat dhe gjithçka që është problem urban në zonën kryesore të qytetit.

Shih edhe:  Downing Street hints NHS app may not be ready for travel restart

Me një fjalë të pranishmit i ka përshëndetur edhe Arianit Blakaj, përfaqësues i BERZH-it në Kosovë.

Haziri ishte shprehur kundër formimit të Qeverisë Hoti si nga fillimi. Ai për KALLXO.com kishte thënë se Qeverisë Hoti s’ i beson.

“Po ndërtohet një Qeveri të cilës unë s’ i besoj”, kishte thënë ai.

Lutfi Haziri: s’ i besoj Qeverisë Hoti

.

 

 



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *