Hoti:Priten masa të reja kufizuese para festave të fundvitit

loading...


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë konferencës për media ka thënë se masat që i kanë ndërmarrë për kufizim të lëvizjes dhe të tjera mbesin në fuqi, pasi ato kanë dhënë rezultate.

Hoti ka thënë se situata vazhdon të jetë alarmante, ndërsa pritet që gjatë javës së ardhshme të merren masa të reja për tu përgatitur për festat e fundvitit.

“Në bazë të analizimit të dhënave nga IKSHPK-ja është vendosur që masat aktuale të mbesin në fuqi dhe të kemi zbatim rigoroz”, ka thënë Hoti.

Naser Ramadani, drejtor i IKSHPK-së, tha se masat e Qeverisë, kanë dhënë rezultat, duke kërkuar ndihmën edhe të qytetarëve në këtë situatë.

“Edhe vendimet e qeverisë kanë bërë që lakorja të mbetet e sheshtë, por ka pasur efekt ky zbatim i masave. Ne do të vazhdojmë me këto masa posa mund të bie lakorja. IKSHPK-ja, është në përcjellje të vazhdueshme të situatës dhe do të bie po që se marrim masa rigoroze. Ne po e përcjellim, por duhet ndihma e qytetarëve”, tha Ramadani. /Familjajonë/

Related posts