Hungaria sërish mbyll kufijtë për të huajt për të frenuar përhapjen e pandemisë

loading...

Hungaria do të mbyllë kufijtë e saj me të huajt nga 1 shtatori për të frenuar një rritje të infeksioneve të coronavirus dhe hungarezët që kthehen nga jashtë do të duhet të kalojnë në karantinë, tha të premten shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban.

Gergely Gulyas tha se shtetasit hungarezë mund të largoheshin nga karantina 14-ditore vetëm Po qe se siguronin dy teste negative të COVID-19, shkruan Reuters.

Përjashtimet nga ndalimi i hyrjes për të huajt do të zbatoheshin për ushtrinë dhe për tranzitin humanitar, si dhe udhëtimet e biznesit ose diplomatike.

Në anën tjetër, Qeveria hungareze po shqyrton rregulla të ndryshme mbi mënyrën sesi tifozët mund të lejohen të marrin pjesë në ndeshjen e Superkupës së UEFA-s midis Bayern Munich dhe Sevilla në Budapest në 24 shtator, shtoi Gulyas.

“Numri i infeksioneve është rritur … dhe shumica e këtyre burojnë nga jashtë,” tha Gulyas në  një konferencë për shtyp.

Ai tha se kufizimet ishin të nevojshme për të lejuar që viti shkollor të fillojë javën e ardhshme, dhe të mbrojë njerëzit, si dhe ekonominë.

Të premten, Hungaria regjistroi 132 infeksione të reja, numri më i lartë ditor që nga kulmi i pandemisë. Hungaria ka pasur gjithsej 5,511 raste të koronavirusit dhe 614 vdekje.

Budapesti do të presë ndeshjen midis fituesve të Champions League, Bayern dhe fituesve të Europa League, Sevilla,  muajin tjetër.

Gulyas tha se UEFA po planifikonte të lejojë mundësinë e hyrjes në lojë për 3,000 tifozët e Bayern dhe të Sevillas.

Ai tha se qeveria s’ ka vendosur akoma për rregullat, dhe gjithashtu ishte në bisedime me UEFA në lidhje me të.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *