Hyri në rrënoja për të shpëtuar jetë njerëzish, kush është mjeku hero, e dekoron Meta

loading...
Hyri në rrënoja për të shpëtuar jetë njerëzish, kush është mjeku hero, e dekoron Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta në rrjetin social “Facebook” ka
shprehur mirënjohjen për mjekun Grei Malo i cili dha ndihmën e tij për
të shpëtuar banorët e mbetur në rrënoja në zonat e dëmtuara nga tërmeti.

Presidenti Meta e ka nderuar sot me Titullin e lartë “Për Merita të
Veçanta Civile”, mjekun Grei Malo, te cilin e ka cilesuar hero.

Meta thekson se Malo spikati me kontributin e tij të veçantë
humanitar si anëtar i Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile, për
shpëtimin e të riut Klajdi Qato.

Statusi:

Me nderim dhe mirënjohje të thellë, pata sot privilegjin të vlerësoja
me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, mjekun hero Grei
Malo, i cili zbriti në terren menjëherë pas goditjes së tërmetit tragjik
të 26 nëntorit, duke hyrë nën rrënoja e shpëtuar jetë njerëzish në të
gjitha zonat e dëmtuara, dhe spikati me kontributin e tij të veçantë
humanitar si anëtar i Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile, për
shpëtimin e të riut Klajdi Qato.
Mirënjohje Grei Malos që dha një shembull të jashtëzakonshëm të
sakrificës dhe profesionalizmit, duke na bërë krenarë dhe gëzuar
respektin e të gjithë shqiptarëve!
Mirënjohje të gjithë anëtarëve të Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile!/abcnews.al

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *