I realizoi dëshirën e fundit të ëmës në karrocë, e ftoi të vallëzojë në dasmën e tij – tri ditë më vonë ndërroi jetë

loading...


Një djalë ka arritur që dëshirën e fundit të ëmës së tij të sëmurë t’ia realizojë, ta ngrit nga karroca dhe ta fut në mes të dasmorëve për një vallëzim mes të ëmës dhe të birit në ditën e tij më të lumtur – martesën.

Terri Hightower, 57-vjeçe nga Clarksville, Tennessee, ishte diagnostifikuar me sëmundjen ALS e njohur ndryshe si e Lou Gehrigut gjatë dhjetorit të vitit 2019, transmeton Telegrafi.

Por pavarësisht gjendjes së saj shëndetësore, ajo kishte ëndërruar të ndjekë nga pranë martesën e të birit Scooter gjatë 9 tetorit dhe u befasuar kur ai i organizoi një vallëzim për dyshen.

Për fat të keq ajo ndërroi jetë tri ditë më vonë, ndërsa videoja emocionale duke vallëzuar me të birin është bërë virale dhe deri më tani është shikuar nga 10 milionë njerëz.

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *