Tue. May 17th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Sipas një studimi të vogël, konsumimi i ibuprofenit nga meshkujt mund të shkaktojë probleme të sterilitetit.

Niveli i pjellorisë së meshkujve është duke shënuar rënie anë e mbanë botës, kurse hulumtuesit kanë synuar të kuptojnë Po qe se ibuprofeni është duke kontribuar në këtë problem, transmeton Telegrafi.

Ibuprofeni

Ibuprofeni është ilaç i cili shitet pa përshkrim për tretmanin e dhembjeve afatshkurtra, inflamacionin nga lëndimet dhe gripin. Profesionistët shëndetësorë mund ta porosisin përdorimin e këtij ilaçi edhe për përdorim afatgjatë.

Ibuprofeni njihet se i rritë rreziqet e sulmeve të zemrës dhe të trurit Po qe se përdoret rregullisht për doza të larta dhe për kohë të gjatë.

unnamedg

Studimi

Studimi francez dhe danez ka analizuar 31 meshkuj atletikë mes moshave 18 dhe 35 vjet.

Gjysma e grupit kishin përdorur 600mg ibuprofen dy herë në ditë – doza maksimale e rekomanduar në SHBA është 800mg deri në katër herë brenda dite – për dy javë.

Gjysma tjetër kishin përdorur placebo (pilulë mashtruese, e cila është boshe dhe s’ka asnjë efekt). Mostrat ishin marrë para dhe pas studimit për t’i krahasuar.

Ata të cilët kishin përdorur ibuprofen kishin qenë më të prirë të kenë probleme testikulare, e që do të thotë se meshkujt kishin qenë më pak të prirë të bëhen baballarë. Kjo kishte qenë më e zakonshme te meshkujt e vjetër sesa te të rinjtë.

Megjithatë, specialistët tjerë shëndetësorë tregojnë se ky studim është i përmasave të vogla, dhe derisa të bëhen studime të mëtutjeshme, u porosisin meshkujve të vazhdojnë ta përdorin ibuprofenin Po qe se është e nevojshme. /Telegrafi/

The post Ibuprofeni mund t’iu shkaktojë probleme të sterilitetit meshkujve appeared first on Telegrafi.

[ad_2]

Leave a Reply