Ikja e mjekëve nga Kosova dhe mosha mesatare e mjekëve të mbetur në Kosovë

Ikja e mjekëve nga Kosova dhe mosha mesatare e mjekëve të mbetur në Kosovë
Mosha mesatare e mjekëve në Kosovë është mbi 50 vjeç, e që sipas profesionistëve shëndetësorë është mjaft shqetësuese për faktin se shumë mjekë të rinj janë duke ikur nga Kosova.
Vetëm vitin e kaluar nga Kosova kanë ikur rreth 158 mjekë ndërsa vetëm gjatë 4 muajve të parë të  këtij viti Kosovën e braktisën 47 profesionistë shëndetësorë dhe kjo është tepër shqetësuese sepse Kosova rrezikon të mbetet pa mjekë.
Si faktorët kryesorë për ikjen e mjekëve janë: kushtet e punës, kushtet e këqija gjatë specializimit, mospagesa e rrezikshmërisë në punë, mospagesa me kohë e pagës si dhe mospagesa e kujdestarive ku ka mjekë të cilët gjatë tërë specializimit nuk kanë marrë fare pagesa për kujdestari edhe pse kanë mbajtur shumë prej tyre, cungimi i të drejtave të mjekëve, sulmet fizike dhe psiqike ndaj mjekëve, humbja e dinjitetit dhe mosvlerësimi i mjekëve, rroga e vogël e mjekut specialist dhe shumë faktorë tjerë.


loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *