Ikja e mjekëve vazhdon: mbi 150 në këtë vit

Ikja e mjekëve vazhdon: mbi 150 në këtë vit
Sistemi shëndetësor në Kosovë vazhdon të ballafaqohet me probleme të mëdha. Një nga problemet shqetësuese është edhe ai i ikjes së stafit për në vendet e Bashkimit Evropian.
Ikja masive e mjekëve po vazhdon. Vetëm këtë vit ka arritur mbi 150 numri i mjekëve të cilët janë larguar lnga Kosova në kërkim të një vendi të punës dhe pagë më të mirë.
Kushtet e mira që po i ofron Gjermania për mjekët e rinj kosovarë, duke njohur diplomat e Fakultetit të Mjekësisë dhe praktikën e kryer brenda vendit, si dhe duke ofruar pagë të mirë dhe kushte të mira të punës po tërheqin gjithnjë e më shumë mjekët drejt migrimit atje. 
Nëse vazhdon ky trend i ikjes, edhe Kosova shumë shpejt do të ndiejë mungesën e kuadrove profesionale në mjekësi.
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *