Ikja e trurit: A do t’i fikë dritat mjeku i fundit që largohet nga Kosova?

Ikja e trurit: A do t’i fikë dritat mjeku i fundit që largohet nga Kosova?

Dikur u dorëzua. Udhëtimet e lodhshme e të gjata për në punë e bindën që të marr vendimin e padëshiruar.

Blerim Berisha ishte kardiolog në Qendrën Klinike Universitare të
Kosovës në kryeqytetin, Prishtinë, ku punonte ditë pas dite duke
ekzaminuar elektrokardiogramet dhe ultratingujt.

Pas një turni tetë-orësh, ai hipte në një makinë rrangallë dhe
udhëtonte për 60 kilometra përgjatë rrugës M9 për në qytetin e Klinës,
në perëndim të Prishtinës, ku jetonte me gruan, vajzën dhe djalin.

Në të vërtetë, nuk është se arrinte t’i shihte shpesh ata.  Kjo pasi
që mënyra e vetme për të mbuluar shpenzimet e jetës dhe specializimit
ishte që të punonte në turne nate në burgun e Dubravës, 30 kilometra më
tutje. Pastaj kthehej në shtëpi sa për të ngrënë e pushuar pak dhe
sërish drejt Prishtinës për ta nisur sërish nga fillimi.

“Nganjëherë më dukej se nuk do të arrija kurrë të ngopesha me gjumë”,
rikujton ai. “E aq më pak të kisha kohë të kaloja me familjen”.

Këto ditë, Berisha, shkon në punë me makinë përgjatë rrugëve me
shtëpi gjysmë prej druri në qytezën piktoreske të Pegnitzit, pranë
qytetit gjerman të Nurembergut, ku punon si kardiolog në spitalin
kryesor të zonës.

Ai fiton dhjetë herë më shumë se sa në Kosovë dhe kalon fundjavat
duke vizituar vendbanime historike bashkë me gruan dhe fëmijët.

Pesë vjet pasi mori stetoskopin dhe u zhvendos në Gjermani, Berisha nuk është bërë pishman.

“Vendimi për të ardhur këtu ishte shumë i vështirë, po nuk kisha
zgjidhje tjetër”, tha ai, teksa më priti për intervistë në shtëpinë e
tij në Nuremberg.

Ndërsa orët e gjata të punës dhe udhëtimi i përditshëm e lodhën
shumë, diagnoza që ai i bëri sistemit shëndetësor të Kosovës është ajo
që i ndryshoi mendjen përfundimisht.

“Korrupsioni, mungesa e perspektivës dhe nepotizmi në institucionet publike po vrasin të ardhmen e vendit”, tha ai.

Berisha është një nga qindra mjekë të Kosovës që kanë shkëmbyer pagën
e ulët dhe stresin e lartë për jetë më të mirë jashtë vendit. Shumica
shkojnë në Gjermani, vend që njeh diplomat mjekësore të Kosovës.

Ndërsa, rruga e migrimit bëhet më e lehtë për mjekët, infermierët dhe
punonjësit e tjerë të shëndetësisë në Kosovë, BIRN zbuloi përmasa të
gjera të ikjes së trurit në shtetin më të ri të Evropës.

Në një vend që ka një nga densitetet më të ulëta të mjekëve në
kontinent për kokë banori, një mjek emigron çdo dy ditë, ndërsa dy
infermierë largohen çdo ditë, bazuar nga të dhënat e Odës së Mjekëve dhe
Odës së Infermierëve.

Emigrimi vjen me një kosto: qendrat e mjekësisë gradualisht po
zbrazen nga stafi, pacientët po përballen me mungesë përkujdesje
primare, ndërsa shkollimi i ofruar publik po shkon huq. Dhe pastaj është
kostoja për taksapaguesit – pasi vlerësohet se arsimimi i një mjeku
tjetër kushton rreth 100 mijë euro.

“Stuhia po vjen”, thotë Afrim Blyta, një profesor i neuropsikiatrisë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

“Mund të them se 95 për qind e studentëve po mësojnë gjermanisht dhe
synojnë të shkojnë në Gjermani. Shumë shpejt Kosova do të përballet me
një mungesë akute në staf mjekësor”.

Ekspertët e shëndetësisë fajësojnë sistemin në përgjithësi si
shkaktar kryesor, duke u nisur nga pagat e  ulëta dhe mungesa e
perspektivës për punësim në Kosovë, shto këtu edhe kërkesën e
jashtëzakonshme për staf mjekësor në Gjermani, vendi që është ekonomia
më e madhe në Evropë por që po përballet me plakje të popullsisë.

Por një fenomen më pak i njohur po ushqen gjithashtu largimin: një
industri private në lulëzim, qëllimi i vetëm i së cilës është të tërheqë
punonjësit e gatshëm të shëndetësisë për t’i dërguar në Gjermani.

Nga kolegjet private tek kompanitë e shumta të ‘etura’ për rekrutim e
deri tek marrja e certifikatave false të gjuhës gjermane, BIRN hedh
dritë mbi këtë treg në përgjithësi të parregulluar të eksportit të
punëtorëve shëndetësor.

Kritikët thonë se pasojat e kësaj  do të jenë zbrazja e vendit si dhe
promovimi i sasisë përkundrejt cilësisë, që do të ketë pasoja serioze
për sektorin e shëndetit publik.

Mjekë pa kufij

Në Gorance, një fshat i strukur në kodrat e Kosovës së jugut,
vendësit janë mësuar me mjekët që i ikin për në Gjermani. I fundit iku
shumë muaj më parë dhe banorët thonë se kanë pak shpresa për një
zëvendësim të shpejtë.

Në qendrën mjekësore, infermierja Sevime Shkreta bën çfarë të mundet
për t’u përkujdesur për të sëmurët. Ajo është ndihmëse me një termometër
dhe për të lidhur fasha rreth plagëve të vogla. Por shpesh asaj i duhet
të dërgojë pacientët për qendrën shëndetësore te Hani i Elezit.

Ky nuk është një opsion për familjen e 65 vjeçares, Arife Berisha.
Ajo vuan nga hipertensioni, ndërsa bashkëshorti i saj ka probleme me
zemrën e vjehrra vuan nga diabeti.

“Ne nuk kemi mundësi të udhëtojmë për në Han të Elezit për shkak se
nuk kemi makinë dhe fëmijët i kam të papunë”, tha ajo, ndërsa
infermierja Shkreta i mati tensionin.

Në të gjithë vendin me 1.8 milionë banorë, disa qendra shëndetësore
që dikur ishin të zhurmshme janë kthyer në zyra fantazmë. Edhe spitalet
rajonale në qytetet perëndimore të Pejës dhe Gjakovës u detyruan të
mbyllin njësi.

Në të gjithë vendin, 4,100 mjekë ushtrojnë këtë profesion, sipas Odës
së Mjekëve. Kjo do të thotë se vendi ka 2.3 mjekë për 1 mijë banorë,
një nga normat më të ulëta mes 47 vendeve që përbëjnë Këshillin e
Evropës (Kosova ende nuk është anëtare e kësaj organizate).

Vendet e vetme që kanë raport edhe më të keq janë Shqipëria (1.2),
Turqia (1.8) dhe Bosnjë e Hercegovina (2.0), sipas të dhënave të
Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në kontrast me këtë, Gjermania ka
4.2 mjekë për 1 mijë banorë, ndërsa Suedia ka 5.4.

Pleurat Sejdiu, kreu i Odës së Mjekëve të Kosovës, thotë se vendi ka
nevojë për së paku 5 mijë mjekë për të plotësuar standardet e
rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kjo do të thotë se
ka nevojë edhe për 900 mjekë të tjerë, përveç ekzistuesve.

Por statistikat tregojnë nivele alarmuese. Ndërsa vendi arsimon 150 mjekë në vit, së paku 180 mjekë ikin, shpjegoi Sejdiu.

“Shumica e tyre kanë në plan të ikin nga Kosova, pavarësisht faktit
se ata do të duhet të kalojnë përmes trajnimeve dhe praktikave shtesë në
vendin pritës”, tha Sejdiu.

Përgjatë vitit të fundit, ai mori 176 kërkesa nga mjekët për
certifikata për të kaluarën etike dhe profesionale, të cilat kërkohen
ligjërisht për të marrë punë jashtë vendit.

Suzana Manxhuka Kërliu, dekane e Fakultetit të Mjekësisë në
Universitetin e Prishtinës është gjithashtu e bombarduar nga kërkesa për
certifikata nga studentë të shkuar dhe aktualë që po kërkojnë të
emigrojnë.

“Ana negative është që fuqia jonë mendore po largohet”, tha ajo. “Në
anën pozitive, ajo që ne po ofrojmë në treg po vlerësohet pozitivisht,
por për ne kjo është keq për shkak se do të përballemi me mungesa”.

Ajo shtoi se pothuajse të gjithë studentët e mjekësisë në
Universitetin e Prishtinës po ndjekin kurse private për të mësuar gjuhën
gjermane, në përgatitje për emigrim.

“Nuk mund t’i kërkosh dikujt të qëndrojë vetëm për patriotizëm”, tha
ajo. “Jo nëse ne nuk ofrojmë kushte të mira pune dhe studimi”.

Ironia është se pavarësisht deficitit në mjekë, shumë të diplomuar në mjekësi nuk po arrijnë të punësohen në Kosovë.

Oda Dhoma e Mjekëve thotë se Kosova ka prodhuar 440 mjekë të kualifikuar të cilët nuk kanë gjetur punë — së paku jo në atdhe.

Ekspertët ia hedhin fajin një kulture nepotizmi në një vend që
shpenzon vetëm 220 milionë euro në vit në kujdes shëndetësor, sipas
Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo i bie 122 euro për person, në krahasim
me 5 mijë euro që shpenzohen në Gjermani.

“Nëse nuk ke njohje është e vështirë të gjesh një vend pune apo një
vend në programet e specializimit”, thotë Blerim Syla, kryetar i
Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë.

Por edhe ata që kanë kontrata pune, janë me dy mendje.

Një hulumtim i kohëve të fundit nga Oda e Mjekëve zbuloi se arsyeja
kryesore se pse stafi mjekësor synon migrimin janë kushtet e këqija të
punës, pasuar nga mungesa e mundësive për zhvillim profesional. Vetëm
pas këtyre renditet faktori i pagave të ulëta.

Flamur Llabjani, 34, është një i pakënaqur tipik. I diplomuar prej
pesë vitesh, ai është afër përfundimit të specializimit në
gastroenterologji në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në
Prishtinë, ku punon çdo ditë, duke udhëtuar nga qyteti i Ferizajt, 40
kilometra në jug.

“Për fat të keq, mjekët më me eksperiencë që supozohet se duhet të na
mësojnë neve dhe të na japin dijen që kanë, nuk po e bëjnë këtë, me
ndonjë përjashtim”, tha ai.

Llabjani ka frikë se do të përfundojë specializimin pa mësuar si të
kryejë procedurat bazë të diagnostikimit, të tilla si gastroskopinë dhe
kolonoskopinë. Ai pret që të ketë angazhime shtesë në Gjermani në kuadër
të specializimit.

“Unë kam qenë kategorik kundër largimit”, tha ai. “Tani e shoh se
edhe shokët e mi më të ngushtë që m’u lutën të mos e bëja, janë vetë
duke menduar të ikin”.

Biznesi po lulëzon

Gjermania ka nevojë për rreth 70 mijë mjekë dhe infermierë më shumë
nga 500 mijë që ka aktualisht, thotë Ministria e Shëndetësisë së
Gjermanisë.

Rreth një e dhjeta e forcës punëtore vjen nga jashtë, tërhequr në një
vend që shpenzon më shumë në shëndet publik se sa çdo vend tjetër në
Evropë — 351.7 miliardë euro më 2016, sipas agjencisë evropiane të
statistikave, Eurostat.

Vetëm një pjesë shumë e vogël e mjekëve të huaj në Gjermani janë nga
Kosova. Oda Gjermane e Mjekëve jep shifrën 292 deri më 31 dhjetor 2018,
megjithëse Oda e Mjekëve të Kosovës thotë se janë më shumë se 450.

Sado të vogla duken këto shifra në krahasim me popullsinë e
Gjermanisë prej 84 milionësh, ato janë gjithsesi një pjesë e
konsiderueshme e forcës punëtore të shëndetësisë në Kosovë.

Dhe ekspertët thonë se portat e shkarkimit në Kosovë janë duke u hapur – veçanërisht sa i përket infermierëve.

“Është e pamundur që të arsimosh siç duhet më shumë se 4 mijë
studentë. Unë i shoh ata duke ecur çdo ditë nëpër sallat e spitalit, por
ata nuk marrin praktikën e nevojshme”, tha Pleurat Sejdiu, kreu i
Dhomës së Mjekëve të Kosovës.

Kosova ka rreth 27 mijë infermierë të certifikuar, sipas Dhomës së
Infermierëve, megjithëse vetëm 21 mijë janë të punësuar në vend. Shanset
janë se shumë nga ta mund të jenë duke punuar në Gjermani. Dhe shumë të
tjerë janë rrugës.

Më 2016, Kosova lejoi kolegjet private të fillojnë të arsimojnë
infermierë dhe mami në masë. Gjashtë të tilla aktualisht funksionojnë
krahas dy universiteteve publike që ofrojnë studime në mjekësi.

Ndërsa kolegjet private mund të pranojnë studentë pa limit,
universitetet publike kanë një kufi prej 50 studentësh në vit për
secilin nga institucionet, tavan i vënë nga Agjencia e Kosovës për
Akreditim (AKA), e cila mbikëqyr standardet e arsimit të lartë.

Hyrja e kolegjeve private në skenë ka sjellë një shpërthim të
studimeve në infermieri. Pothuajse menjëherë, këto drejtime tejkaluan
ekonominë dhe juridikun si zgjedhjet më të pëlqyera të të rinjve për
studime.

Më shumë se 5,700 studentë ishin aktiv në infermieri dhe mami në
vitin akademik 2017/18, sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit.

Gjenerata e parë e studentëve të kolegjeve private do të diplomohet
këtë vit – që do të thotë se mijëra infermierë do të jenë në kërkim të
vendeve të punës.

“Është e pamundur të arsimosh siç duhet më shumë se 4,000 studentë,”
tha Sejdiu nga Oda e Mjekëve. “Unë i shoh ata duke u endur ditë për ditë
nëpër korridoret e klinikës, por ata nuk marrin praktikën e nevojshme”.

Ekosistem emigrimi

Nuk është koincidencë që një ekosistem i tërë është krijuar për të dërguar punonjësit e shëndetësisë në tregun gjerman.

Qindra qendra për kurse gjuhe nëpër Kosovë premtojnë ndihmë për ata
që aspirojnë për të emigruar se do të kalojnë testet e gjuhës gjermane
që kërkohen për aplikim për vizë pune.

Shumë kolegje private kanë kontrata me agjenci punësimi të krijuara për të gjetur staf për spitalet në Gjermani.

Michael Weiss-Gehring, menaxher i infermierëve në spitalin publik
Hassberg në qytezën bavareze të Hasfurit, i tha BIRN në korrik, se
spitalet gjermane zakonisht paguajnë 6 mijë euro për agjencitë e
punësimit për çdo mjek apo infermier që ata e sjellin.  Një nga qendrat
më të mëdha të gjuhës në Kosovë është InterPersonnel në Prishtinë, e
cila ofron 18 muaj kurs falas për gjuhën gjermane dhe praktikë
infermierie për rreth 550 studentë në vit – që të gjithë me destinacion
Gjermaninë.

Kjo qendër, nxjerr paratë vetëm nga tarifat e rekrutimit nga vet
institucionet gjermane. Kursistët duhet të nënshkruajnë një kontratë në
të cilën bien dakord se do të gjejnë punë përmes InterPersonnel, e cila
bashkëpunon me kompaninë gjermane të burimeve njerëzore Dekra.

“Çdo 3 muaj ne hapim konkurs për 140 vende të lira, e pranojmë rreth 3
mijë aplikime”, thotë drejtori ekzekutiv i InterPersonnel Musa Ahmeti.
“Ne nuk po kontribuojmë për të zbrazur Kosovën por për të reduktuar
papunësinë dhe për t’i ofruar infermierëve një mundësi për jetë më të
mirë”, tha ai.

Duke nuhatur një mundësi, agjencitë e burimeve njerëzore të
përqendruara në Kosovë dhe vende të tjera të Ballkanit po shfaqen në të
gjithë Gjermaninë.

“Kërkesa nga spitalet është e lartë dhe po rritet shumë”, tha Sadik
Shkreli, i cili la Kosovën më 1991 dhe tashmë drejton një kompani
rekrutimesh në qytezën Landshut, pranë Mynihut. Ai vlerëson se sjell në
Gjermani 50-60 infermierë e mjekë në vit, nga Kosova, Shqipëria,
Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Por rekrutuesit e burimeve njerëzore munden që së shpejti të gjejnë më pak kërkesë për shërbimet e tyre.

Në janar, Gjermania do të lehtësojë kufizimet për profesionistët e
huaj që kërkojnë punësim, duke lejuar mjekët dhe infermierët të hyjnë me
viza gjashtëmujore në mënyrë që të kërkojnë vetë për punë.

Punëkërkuesve do t’u kërkohet sërish të dinë gjuhën – një pengesë
domethënëse për ata që nuk kanë prirje për gjuhë të huaja. Por disa kanë
gjetur një rrugë më të shkurtër, ndonëse joetike.

BIRN bisedoj me katër kosovarë që thonë se kanë paguar të tjerë për të kaluar provimin e gjuhës gjermane në vend të tyre.

Njëri ishte një infermier 39 vjeçar nga pjesa lindore e vendit, i
cili vendosi të shkojë në Gjermani pasi nëna e tij vdiq nga kanceri i
gjirit. Një problem me furnizimet me barna në spital bëri që ai të
paguante vetë për ilaçet e saj, proces që pothuajse e falimentoi
financiarisht.

“Imagjino si është kur t’i ki pagë vetëm 400 euro në muaj por të
duhet të blesh ilaçe që kushtojnë 5 mijë”, tha ai. “U ndjeva i
braktisur. Unë isha vetë i fushës së mjekësisë, por nuk munda të
ndihmoja shumë as nënën time”.

Për të aplikuar për vizë pune në ambasadë, infermierit i nevojitej
një dëshmi e aftësisë në nivelin B2 në gjermanisht. Ai tha se e gjeti
veten duke rënë dakord me dramaturgun britanik Oscar Wild që thotë se
“jeta është tepër e shkurtër për të mësuar gjermanisht”. Dhe për 2 mijë
euro, ai nuk kishte nevojë ta mësonte gjuhën në atë nivel, duke e marr
një certifikatë nga njëra prej qendrave të gjuhës në Serbi.

Ekzaminuesit në teste të tilla si Diploma e Gjuhës Austro-Gjermane
(OSD) dhe në Institutin Gëte thonë se ata po bëjnë çfarë munden për të
parandaluar mashtrime të tilla.

“Ofruesit e testit si OSD po dëmtohen shumë rëndë nga mashtrimet e
tilla të përshkruara, në lidhje me marrjen e testit të gjuhës”, tha
Brigitte Mitteregger, drejtuese e zyrës së Vjenës për OSD në një email.

Raportet për mashtrime kanë shtyrë edhe Ambasadën e Gjermanisë në
Prishtinë që të kufizojë listën e qendrave që pranon certifikatat e
tyre. Ambasada pranon certifikatat nga OSD dhe Goethe-Zentrum në Kosovë;
OSD në Maqedoninë e Veriut dhe në Austri; dhe Instituti Gëte dhe TELC
në Gjermani.

Horizonte të reja

Në shkurt, Parlamenti i Kosovës miratoi ligj të ri për pagat, që
pothuajse do të dyfishoj pagat e mjekëve, por ky ligj nuk ka nisur ende
të zbatohet. Mjekët në spitalet publike aktualisht marrin mes 600 dhe
750 euro në muaj.

Infermierët do të marrin gjithashtu një rritje me rreth 50% në rreth 600 euro në muaj, nga 400 që e kanë aktualisht.

“Bashkë me një përmirësim në kushtet e punës, mjekët e rinj dhe
infermierët do të duhet të mendojnë më mirë para se të vendosin të
ikin”, tha Basri Sejdiu, drejtor i Qendrës Spitalore Universitare të
Kosovës.

Ai shtoi se qendra, e cila menaxhon spitalet rajonale, po punon për
të riorganizuar programet e specializimit në të gjithë vendin në mënyrë
që vendet e punës të ndahen në mënyrë të drejtë.

Ministria e Shëndetësisë synon të rrisë numrin e studentëve të
mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në 250 nga 150 që janë
aktualisht.

Në të njëjtën kohë, Gazmend Luboteni, kreu i agjencisë së akreditimit
tha se planet për të rivendosur kuota në pranimet në kolegjet private
mund të nisin të zbatohen që këtë vit.

Përpjekje të tilla për të mbajtur talentet në vend gjithsesi mund të
rrezikohen nga një marrëveshje mes Kosovës dhe Gjermanisë në korrik për
të hapur një qendër rajonale për të përgatitur dhe akredituar infermierë
nga Kosova, posaçërisht për tregun gjerman.

Qendra, e cila do të ndërtohet në një vend ende të papërcaktuar në
Kosovë, do të ofrojë shkollim të financuar nga shteti gjerman,
eksperiencë praktike pune dhe kurse të gjuhës gjermane për ata që
dëshirojnë të punojnë si infermierë në Gjermani.

Në shkëmbim, Gjermania do të ndihmojë Kosovën të fuqizojë sistemin e
kujdesit të vet shëndetësor, përfshirë zhvillimin e sigurimit
shëndetësor publik.

Kritikët mendojnë se kjo iniciativë do të bëhet mundësi transportimi
për ata që kërkojnë një biletë njëdrejtimëshe për në Gjermani.

I pyetur në një konferencë për shtyp nëse qeveria po përpiqej të
promovonte migrimin mjekësor, ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili tha:
“I takon atyre të vendosin nëse duan të kthehen apo jo.”

Ndërkohë, për punonjësit e shëndetësisë së Kosovës, opsionet vetëm sa
po shtohen, për shkak se edhe vende të tjera po hapin dyert e veta.

Ahmeti, drejtori ekzekutiv i InterPersonell, tha se kompania e tij
është në bisedime me Kryqin e Kuq Zviceran, i cili certifikon
infermierë, “për të hapur një treg të ri në Zvicër”.

“Pagat janë jashtëzakonisht të mira dhe fillojnë në 8 mijë franga
zvicerane (7200 euro) [në muaj],” tha ai. “Por ata do të duhet të kenë
së paku tre vjet eksperiencë pune dhe nivel gjermanishteje B2”.

Për mjekët si Blerim Berisha në Pegnitz afër Nurembergut, nuk është e gjitha vetëm për para.

I pyetur nëse ka diçka që mund ta shtyjë të kthehet pas në Kosovë, ai u mendua një çast para se të përgjigjej.

“Respekt dhe ndershmëri”, tha ai.

Related posts:

OBSH: 3 fakte për COVID-19 që duhet t’i dini
Kirurgët meritojnë përkrahje të plotë në realizimin e kërkesës së tyre për rritje të rrogës
Largim masovik i Mjekëve dhe Infermierëve nga Sindikata
Skandaloze: Mjeku abuzoi seksualisht me fëmijët për 10 vjet
661 mjekë specialistë në Kosovë, që nga viti 2017 s'janë bërë specializime
Balerina nga Ferizaj diplomoi në "Joffrey" të Nju-Jorkut
Dënohet deputeti zviceran që kishte “përshëndetur” vrasjen e një shqiptari
Mbrëmë, në mbledhjen e Qeverisë, morëm disa vendime të rëndësishme: ndalimi i pjesëshëm të qarkullim...
Austria e ka nën kontroll koronavirusin
Koronavirus: Rreth 14 mijë persona të shëruar në Austri, në tretman edhe 1.262
Mjekët gjermanë protestojnë për mungesën e pajisjeve mbrojtëse
Për ushqimet "bio" !
Dr.Talat Pallaska: Pionieri dhe doajeni i lëmisë së ORL në Kosovë
Ventrofiksim i Mitrës
Bilanci i fundit/ Rritet numri i mjekëve të vdekur nga koronavirusi në Itali
Mashtrimet me „Kurzarbeit“ i kushtojnë miliona euro Austrisë
Sot qenka dita shumë e bukur, me diell...me thirr n'Durrës me pyet: 'A keni karantina të l...
Psikologu Fitim Uka: Shkolla jonë dëmton seriozisht shëndetin
NJOFTIM BİLDİRİ OBAVJEŠTENJE Në vazhdën e procesit të organizimit të mësimit në distancë për nxë...
https://www.medpagetoday.com/infectiousdisease/covid19/85865
Hipnoza - Sabir Krasniqi
Çka është karma?
Rukiqi: Vendimi për rritje të pagave ka qenë i gabuar
COVID-19 is now a pandemic: What next?
“Rrisin xhiron e bizneseve” – Gazeta Koha Jone
Trajtimi i sëmundjeve kronike të veshkave
Disa gazeta shpifin dhe manipulojnë me kërkesën e Kirurgëve
Ministria e Shëndetësisë: 6 raste të reja me COVID-19, shkon në 383 numri total i të prekurve
OBSH kërkon nga shtetet të përgatiten për koronavirusin
Boronica dhe sëmundjet e zemrës
Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare
Kur je me shëndet nuk i intereson askujt ndërsa kur je i sëmurë interesohen të gjithë për ty
The Simple Hacks You Need to Eat More Salads
Komuna e Ferizajt kërkon nga qytetarët respektimin e masave
Terapia që po aplikon Gjermania ndaj coronavirusit, që mund të shpëtojë jetë
850 doktorë shqiptarë në Gjermani, shumica e tyre në frontin e parë
Good Girl Gone Bad
Dr.Besnik Ibishi: Këshilla para se me dhënë gjakun për analiza
Zbulohet sozia e Edi Ramës, është një mjek neurolog nga Greqia
10 drogat më të rrezikshme në botë
NJOFTIM Siç është bërë e ditur, transmetimi i video-ligjëratave për mësimin në distancë, në Radio Te...
Së shpejti, analizat për gratë shtatëzëna TRIPLE TEST, do të bëhen në QKMF-në e Prizrenit
Ja çka janë ata që shkruajnë me dorë të majtë!
Microbiome therapy protects against recurrent bacterial vaginosis
“Wiener Linien” ua vazhdon biletat studentëve deri në shtator
Drejtori i QKMF-së së Lipjanit, e tregon të vërtetën e videos, ku një e moshuar priste për ndihmë mj...
Ministria e Financave: Pagat e sektorit publik dalin me rritje
Mjekësia është Art!
Shpikja e shkencëtarit shqiptarozviceran, në shërbim të luftimit të koronavirusit
Çka është Fibromialgjia dhe si trajtohet?
Mjeku infektolog Valbon Krasniqi tregon më shumë rreth Koronavirusit
Shëno me renditje të rregullt elementet e harkut refleksiv.
Projektligji, Mjekëve dhe Infermierëve u heqet e drejta e dypunësimit
Brezi i parë që kanë ikur në Gjermani, flasin mjeket: Mund të rritesh shumë shpejt profesionalisht, ...
Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve
Malisheva po vlerësohet si bombë biologjike
Skandaloze: Pacienti nga Suhereka udhëzohet direkt për Prishtinë pa u dërguar fare në Spitalin e Pri...
Mjekja italiane: Le t’ju shërojë Ronaldo se e paguani 1 milion euro në muaj
Kushtoni vëmendjen këtyre dy përbërësve në përbërjen e sapunit antibakterial, sepse mund të dobësojë...
Abuzimi emocional - Çka është, si manifestohet dhe cilat janë shenjat?
Shkaqet e sëmundjeve kronike të veshkave
Studentja shqiptare shpallet fituese e “Çmimit Kombëtar të Ekselencës” në Kanada
Keni këto probleme vaginale? Kontrollohuni menjëherë tek mjeku
Fertiliteti mashkullor dhe plakja/mosha
Benefits, safety, and side effects
Tahirsylaj tregon kur do ta kaplojë vendin i ftohti ekstrem: Temperaturat deri në -20 gradë
Reagim nga Ministria e Shëndetësisë Prishtinë, 7 prill 2020 Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti K...
Kadri Veseli: Nderim për jetën dhe veprën e Prof. Dr. Safet Beqirit!
Studiuesja kineze në Fakultetin e Shkencave, tregon të vërtetën e trishtë për Coronavirusin
Prindi i vajzës vet i kërkoi Mjekut që t'i bërtas asaj
TRE RASTE ME COVID-19! TESTIMI 2 Sot më 04.04.2020 (01:30 pas mesnate), në Laboratorin e Mikrobiolog...
Austria ndihmon Kosovën me pajisje dhe artikuj mbrojtës
Oda e Infermierëve të Kosovës e dënon sulmin ndaj dy infermierëve!
Virusi vdekjeprurës kinez: Dyshohet për rastin e parë në Kosovë
Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndrysh...
BAT është duke punuar mbi një vaksinë të mundshme për COVID-19, përmes filialit të saj bio-teknologj...
Paga vjetore e Kirurgut në Kosovë për katërfish më e vogël se e....
Gjatë vizitës që bëra në komunat e veriut të Kosovës, pashë një situatë të dhimbshme të qindra famil...
Defektologu që ishte në komision iu jep pikët maksimale në konkursin për logopedë në QKUK dy punëtor...
Nesër merret vendimi, SBAShK-u paralajmëron grevë dyorëshe të premten
Ja sa dënohet keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet
Doktorët e ORL-së këshillojnë: Si të ndihmohet kur dhemb veshi?
Vaksina
Çka është fibra muskulore?
A Trainer Answers: What's the Best Workout For Losing Weight?
Koronavirusi/ Mungojnë mjekët në Itali, qeveria merr vendimin urgjent
Dje na sulmonin, sot po na kopjojnë
Mundësimi i kundërligjshëm i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës
Inf.Enlirat Duraku: Për ata që thonë :” Paguheni për këtë punë” !
Nobelisti japonez: Koronavirusi u krijua në laborator, kam punuar 4 vjet në Wuhan, punëtorët aty kan...
Parashikimi i fundit afatgjatë – dimri në Evropë ka mbaruar
“Avokati i Popullit e dërgoi në Kushtetuese Ligjin për paga edhe pse do t’i merrte 600 euro më shumë...
Mungesë e barnave jetike për pacientët
E keni dëgjuar më parë? Ja cila është historia e operacionit që zgjati 23 orë
Fenomeni në Bosnjë: Mjekët po kërkojnë pushim mjekësor
How long does it stay in your system?
Gonzales: Po përjetojmë një nga sfidat më të mëdha. Faleminderit atyre që po kontribuojnë në këtë lu...
Jeta apo Kushtetuta? Drejtori i IKSHP arsyeton masat për parandalimin e COVID-19
Ulrike Lunaçek jep dorëheqje - Albinfo
Çfarë kuptojmë me aktivitet fizik të moderuar dhe vigoroz?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Gjermania dhe Zvicra kërkojnë me ngulm mjekë nga Kosova

Wed Dec 4 , 2019
Mjekëve kosovarë siç duket po ua sheh hairin shteti gjerman. Madje thirrje për migrim më të lehtë drejt këtij shteti po bën edhe vetë kreu i shëndetësisë, ministri gjerman, Jens Spahn. Dikasteri që ai e udhëheq ka nevojë edhe për 80 mijë punëtorë shëndetësorë. E si resurse adekuate, këta po mendojnë […]