IKShPK ndryshon moshën e të vdekurit nga Mamusha, pas reagimit të Drejtorisë së Shëndetësisë

loading...


Insitituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë një gabim ditën e enjte në raport me moshën e një personi të vdekur nga koronavirusi

Në raportin 24-orësh të IKShPK thuhej se personi i vdekur nga Mamusha ishte 31 vjec, mirëpo reagimi i komunës së Mamushës ishte i menjëhershëm, duke thënë se i njëjti person ishte 72 vjecar.

Pas kësaj përgjigje të marrë nga komuna e Mamushës, IKShPK menjëherë ndryshoi moshën e viktimës në fjalë, por që s’ ka dhënë ndonjë sqarim shtesë.

Sot u shënua përsëri numër i lartë i të infektuarve me COVID-19, ku 1 mijë e 618 testime 807 dolën të infektuar. /familjajone

Related posts