Ilir Meta dekreton datën e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

loading...

Më datë 25 prill shqiptarët do u drejtohen qendrave të votimit për zgjedhjet e përgjithshme  parlamentare të vitit 2021, raporton Topchannel.

Kjo datë është dekretuar nga ana e presidentit Ilir Meta në mbështetje të Kodit Zgjedhor.

“Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 prill 2021.” thuhet në dekretin e Metës.

Kjo datë vjen pas konsultimeve gjatë ditës së premte mes presidentit Meta dhe kryetarëve të partive kryesore politike në vendin tonë.

Për kryeministrin Edi Rama, s’ ishte problem data e zgjedhjeve duke thënë se ishte i gatshëm të pranonte cilëndo datë. Nga ana tjetër edhe opozita s’ dha ndonjë datë konkrete por thanë se duhen sa më shpejtë dhe se zgjedhjet duhet të jenë të lira e të ndershme.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *