© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Çka është Imuniteti ?


Imuniteti i fortë – më shum
ë shëndet  dhe vitalilet, më pak sëmundje

Vitaliteti përfaqëson fuqinë jetësore, gjallërinë, qëndrueshmërin dhe shpesh por jo me të drejtë identifikohet me energji. Jo rrallë nënkupton mungesë të sëmundjes. Vitaliteti, gjithashtu ka të bëjë me funsionimin psiqik dhe fizik. Vet fjala vitalitet rrjedh nga fjala latine “vita” dhe ka domethënien – jetë. Vitaliteti, pra  përfaqëson  një gjendje të veçantë pozitive emocionale e cila na nxit për veprim.

Mendohet se sëmundja shkaktohet nga  rënia e  vitalitetit dhe imunitetit.

Vitaliteti dhe imuniteti janë të ndërlidhur dhe shpesh rëndësia e tyre në ruajtjen e shëndetit ndërthuret.

Imuniteti është një nga faktorët më të rëndësishëm të vitalitetit.

Imuniteti (lat. Immunitas -. rezistencë, ndjeshmëri) është aftësia e organizmit të njeriut për t’i rezistuar pothuajse të gjithë organizmave dhe toksineve të huaja cilat tentojnë të dëmtojnë indet apo organet.

Imuniteti arrihet nëpërmjet sistemit imunitar të cilin e  përbëjnë organet dhe qelizat e shpërndara në të tërë trupin. Roli i tyre kryesor është mbrojtja e organizmit nga sulmi dhe dëmtimi nga  mikroorganizmat  dhe substancat e huaja.

Sistemi imunitar mund të shihet si një sistem dinamik, ndërveprues midis njeriut dhe mjedisit. Një numër i faktorëve të mjedisit mund të ndikojnë negativisht në gjendjen e sistemit imunitar,para së gjithash: stresi, plogështia dhe lodhja kronike, konsumimi i paktë i vitaminave dhe mineraleve, mënyra sedantere e  jeteses pa aktivitet fizik, pirja e duhanit, etj.

Sistemi imunitar i shëndoshë është parakusht themelor për shëndetin e njeriut dhe  paraqet  bazë të rëndësishme për një jete cilësore.

Me kusht që sistemi ynë imunitar funksionon  si duhet dhe nëse funksioni i tij nuk është  i dëmtuar ,  rreziku i paraqitjes së sëmundjeve të ndryshme është I zvogluar, sidomos i sëmundjeve të të shkaktuara nga mikroorganizmat (bakteriet, viruset, fungjet, etj). Me fjalë të tjera, nëse dobësohet  aktiviteti i sistemit imunitar, ne jemi më të ndjeshëm në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme, sidomos të sëmundjeve  infektive.

Sistemi imunitar i lindur është ai që  e kemi fituar në lindje,  i cili operon pa takimin paraprak të organizmit me ndonjë “sulmues”. Ky imunitet  bazohet  në barierat e shumta  sic janë bariera anatomike, të  cilën e përbën  lëkura dhe mukozat që mbrojnë trupin nga organizma të huaj  jo vetëm me barrierën fizike dhe largimin mekanik por edhe me  substanca kimike në sipërfaqe të saj.

Bariera qelizore të  cilën e përbëjnë  leukocitet (qelizat e bardha të gjakut) dhe qelizat e sistemit të makrofagëve indor , pastaj qelizat vrasëse natyrale “natural killer” ; prania e komponimeve të caktuara kimike në gjak të cilat  ngjiten në organizma të huaj dhe toksine dhe i shkatërrojnë ato. (Lizozima, komplementi,sistemi i interferonit.  etj); Bariera inflamatore, posaqë në cdo dëmtim (fiziologjik, kimik apo biologjik), organizmi  përgjigjet me inflamacion si akcion i  vecantë, Bariera e stomakut që nënkupton  shkatërrimin e mikroorganizmave  të gëlltitur me acide dhe enzime të tretjes. Në efekasitetin e  imunitetit jospecifik ndikojnë faktorë të shumtë si :gjinia , mosha, prejardhja gjenetike, të ushqyerit, sëmundjet e ndryshme individuale si  dhe përdorimi i imunosupresantave dhe substancava imunostimuluese.

Përveç imunitetit të lindur, organizmi  i njeriut është në gjendje të zhvillojë një imunitet shumë të fuqishëm të veçantë ose të fituar kundër agjentëve të caktuar infektivë sic janë bakteriet, viruset dhe toksinat vdekjeprurëse.

Imuniteti humoral është imunitet tek i cili organizmi prodhon antitruptha të cilat janë në gjendje të sulmojnë trupat e huaj. Antitrupthat sintetizohen në qelizat plazmatike të cilat i prodhojnë  B.-limfocitet. Limfocitet B, të cilat përbëjnë 65% të limfociteve në sistemin e qarkullimit të gjakut , sintetizohen në palcën kockore, migrojnë në organet limfatike jotimuse, aty strehohen, pas aktivizimit proliferojnë dhe diferencohen në qeliza plazmatike që sekretojnë antitruptha. Antitrupthat janë glikoproteina në plazmën e gjakut që në mënyrë specifike lidhen për determinantët antigjenike, të cilët kanë provokuar  sintetizimin e tyre.

Në imunitetin qelizor ose celular, qelizat imunokompetente reagojnë me mikroorganizma dhe substanca të huaja,me  qelizat e infektuara nga viruset dhe i shkatërrojnë ato. Për këtë imunitet është përgjegjës një lloj i limfociteve të ashtuquajtura T Limfocite. T Limfocitet përbëjnë 35% të limfociteve në qarkullimin e gjakut,  formohen  në palcën kockore, migrojnë në timus,aty shumohen dhe krijojnë qelizat që popullojnë indet e tjera dhe aty maturohen. Më tej diferencohen në disa tipe: qeliza ndihmëse, qeliza vrasëse, qeliza supresive dhe qelizat T  që memorojnë.

Qelizat ndihmëse stimulojnës diferencimin e limfociteve B në qeliza plazmatike. Qelizat vrasëse (ose limfocitet citotoksike) prodhojnë proteina që krijojnë vrima në membranën qelizore të qelizave të huaja dhe ato  pastaj shkatërrohen.

Qelizat supresive  rregullojnë imunitetin qelizor dhe humoral dhe inhibojnë veprimin e qelizave ndihmëse dhe vrasëse. Qelizat T që memorojnë reagojnë shpejt pas ri-futjes së antigjeneve dhe stimulojnë prodhimin e qelizave T vrasëse.

Imuniteti humoral dhe qelizor  janë dy lloje imunitetesh  ngushtë të lidhura të imunitetit të fituar.Substancat që shkaktojnë krijimin e imunitetit të fituar në përgjithësi janë: proteinat, polisaharidet ose komplekset e mëdha të lipoproteineve, dhe quhen antigjene.

Rol të rëndësishëm në ruajtjen e  sistemit imunitar të shëndoshë  janë: aktiviteti fizik, gjendja psiqike dhe të ushqyerit e drejtë.  Eshtë vërtetuar se mungesa e substancave të caktuara në ushqim  dhe ushqimi i pabalancuar ndikojnë keq në sisitemin imunitar. Në anën tjetër, shtojcat ushqimore,të ashtuquajtura suplemente mund të ndikojnë dukshëm në mbrojtjen e organizmit tonë.

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.