Infektologu Salih Ahmeti tregon dallimin mes gripit sezonal dhe COVID-19

loading...


Gripi sezonal dhe COVID-19 kanë simptoma pothuajse të njëjta.

Kështu thotë në një intervistë për KALLXO.com Infektologu Salih Ahmeti.

Ai tha se është shumë e vështirë të dallohen këto dy sëmundje.

“Dallimi klinik s’ është i lehtë meqenëse të dy sëmundjet, qoftë gripi sezonal qoftë COVID-19, shoqërohen me manifestime klinike respiratore shumë të përafërta, të cilat manifestohen me shkallën e ashpërsisë varësisht nga individi apo nga shkalla e prekjes së një organizmi te caktuar”, tha Salih Ahmeti.

Temperatura e lartë, dhembjet muskulare, lodhja, kolla e të tjera janë karakteristike për të dy sëmundjet dhe kjo e bën të vështirë dallimin e COVID-19.

 

“Te gripi COVID-19 në fazat e hershme të zhvillimit të tij e ka pasur humbjen e shijes dhe të erës një karakteristikë më të veçantë i cili zakonisht s’ është i manifestuar apo shumë rrallë i manifestuar te gripi sezonal, ndërsa rrjedhja e hundëve është një karakteristikë më tepër për gripin sezonal dhe viruset e tjera, si rrufa e viruset e tjera respiratore, ndërsa temperatura, dhimbjen muskulare, lodhja, plogështia, kolla janë karakteristika edhe të njërit edhe tjetrit (të gripit sezonal dhe të COVID-19) që në rastet e tilla dallimi klinik mund të jetë i vështirsëuar”, tregoi Infektologu.

deri më tani në Kosovë me coronavirusin e ri janë infektuar mbi 20 mijë qytetarë dhe afro 700 kanë ndërruar jetë.

COVID-19 është sëmundje ngjitëse, e cila bartet me anë të piklave gjatë të folurit, kollitjes apo teshtitjes.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga COVID-19.



Related posts