Infermierët paralajmrojnë protestë të hënën


Në front me luftën e COVID-19, tash e sa muaj janë edhe infermierët. Por të njëjtit s’ janë aspak të kënaqur me pagat që të njëjtit marrin. Ata kishin kërkuar që ndërrimi i natës të vlerësohet më shumë.

E kur panë që kërkesat s’ po përfillen, ata kanë vendosur të dalin të hënën në protestë.

Sindikata e Infermierëve ka paralajmëruar protestë të Hënën, thonë se janë të pa kënaqur me pagesat.

Janë çdo herë në vijën e parë të frontit në luftën me Covid 19.

E rreziku nga ky virus s’ po i ndalë këta infermierë që të ushtrojnë profesionin e tyre.

Por këta të fundit po del se s’ janë të kënaqur me përkrahjen institucionale.

Kjo është arsyeja pse me 3 gusht infermierët do të mbajnë një protestë para objektit të Qeverisë.

E për këtë aktivitet tashmë kanë filluar përgatitjet.

Sekretari i Sindikatës së Infermierëve, Enlirat Duraku thotë se ata do të kujdesen që pacientët të mos mbesin pa kujdes.

Sipas tij, komuniteti i infermierëve, janë të pakënaqur me propozimet e deputetëve në Kuvend.

E se ky propozim është i pa papranueshëm për komunitetin infermierë e thotë edhe kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli.

atëherë Havolli shton se krejt cka këta infermierë po kërkojnë është që ndërrimi i natës të paguhet më shumë.

E për këto kërkesa dhe pakënaqësi ai thotë se është ftuar në takim nga kryeministri Avduhllah Hoti.

Kjo protestë e Infermierëve është paralajmëruar të mbahet të hënën në ora 10:00 para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

ende s' e dime kush i ka fajet?

Fri Jul 31 , 2020
Ishte fundi i muajit maj kur pata rastin të futem në dhomat e klinikës Infektive ishin më pak se 10 pacientë e mjekët kishin nisur të mendonin për pak pushim pas javëve të tëra lodhje e sfidash profesionale. Deri atëherë kishin vdekur vetëm 30 njerëz dhe situate po shkonte drejt […]