Infermierja heroinë, udhëtoi për 1 orë në këmbë për t’i shpëtuar jetën 15-vjeçarit

“Infermierja heroinë”, është cilësuar infermierja e Q.Sh.Tunje, znj.Rruzhdije Xheka, e cila falë humanizmit, aftësive profesionale dhe eksperiencës në punë, bëri të mundur të shpëtonte jetën e djalit 15-vjeçar, i cili u rrezikua seriozisht nga dy pickimet e një gjarpri.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin e thellë malor Jançë (Verri) Njësia Administrative Tunje – Gramsh.
“Pas njoftimit nëpërmjet telefonit nga familjarët e djalit, Ledio Dollani”, tregon infermierja Rrushdije Xheka – të cilin e kishte pickuar një nepërkë dhe ishte në rrezik për jetën – “u nisa drejt vendngjarjes”.
Zona përbën një terren tejet të vështirë, të papërshkrueshëm nga automjetet dhe e vetmja mënyrë kalimi janë kafshët ose në këmbë.
Humanizmi që karakterizon znj.Rruzhdije Xheka bëri që të nisej në këmbë dhe e vetme drejt vendit të ngjarjes, duke marrë me vete kutinë e Ndihmës së Shpejtë. Normalisht rruga përshkruhet për 70 min deri tek vendngjarja, ndërkohë që infermierja e ka kryer 40 min duke vrapuar dhe duke kërkuar ndihmë nga mjetet rrethanore (kafshë transporti). Si rezultat i veprimeve të saja profesionale, bëri të shpëtohej jeta e 15 vjeçarit.
“Unë kreva vetëm detyrën time si infermiere, nuk është hera e parë që e bëj ( i 7 rast), do vazhdoj ta kryej gjithmonë, dhe humanizmin kundrejt banorëve s’do ta kursej asnjëherë!” Këto janë fjalët e infermieres së përkushtuar të kësaj qendre.
Pasi doli jashtë gjendjes së rrezikut për jetën, djali u transportua me ambulancë drejt spitalit të Gramsh-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Kirurgët nuk e ndalin Grevën

Mon Feb 4 , 2019
Gazeta Shëndeti përmes burimeve të saj ka mësuar se Greva e Kirurgëve vazhdon Gazeta ka siguruar kumtesën e Kolegjiumeve Profesionale të Kirurgëve me të cilën arsyetohet vazhdimi i grevës së Kirurgëve. Në Kumtesën e tyre thuhet se meqë parlamenti i Kosovës në votimin për projektligjin për paga nuk ka marrë […]