Institucionet kulturore s’ respektojnë vendimin për pezullimin e aktiviteteve në ambiente të mbyllura

loading...

Pak prej institucioneve kulturore kanë respektuar vendimin e së Qeverisë së Kosovës për pezullimin e të gjitha aktiviteteve kulturore në hapësira të mbyllura. 

Galeria Kombëtare e Kosovës, Muzeu Kombëtar dhe Muzeu Etnologjik, Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit edhe gjatë ditës së e martë, 14.07.2020, i kishin dyert e hapura për vizitorë.  

Ndryshme ka vepruar Galeria e Ministrisë së Kulturës në Kompleksin, “Qafa”, që ka mbyllur galerinë dhe ka publikuar në mënyrë virtiale, ekspozitën, “Selfi mundi” të Engj Jaha. 

I mbyllur do të jetë edhe Muzeu në Kalanë e Prizrenit, kurse Biblioteka Kombëtare ka më shumë se një javë që është mbyllur, pasi pjesëtarë të personelit të saj u prekën nga COVID-19. 

Të hënën që shkoi Qeveria e Kosovës mori vendim për pezullimin e gjitha aktiviteteve kulturore, sportive e rekreative të mbyllura, në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. 

 “Pezullohen aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura në të tërë territorin e Republikës së Kosovës (përfshirë fitneset, pishinat, shkollat e futbollit dhe sporteve e tjera, trajnimet e kësaj lëmive etj.). Të gjitha aktivitet e lartcekura që zhvillohen në ambiente të hapura detyrohen të zbatojnë në përpikëri kushtet e parapara në Manualin për mbrojtje nga COVID-19”, thuhet në vendimin e qeverisë për pezullimin e aktiviteteve në ambiente të mbyllura. 

Por ky vendim s’ është respektuar nga shumica e institucioneve të kulturës nën vartësi të MKRS-së. 

Kësaj gjendje në masë i ka kontribuar edhe Ministria, e cila sipas disa prej drejtuesve të institucioneve s’ u ka bërë të ditur veprimet e ardhshme pas vendimit të qeverisë për anulim të aktiviteteve të mbyllura. 

 MKRS s’ ka kthyer përgjigje në pyetjet e Kallxo.com lidhur me mosrespektimin e vendimit të qeverisë për anulimin e aktiviteteve të mbyllura, nga ana e institucioneve kulturore, deri në momentin e publikimit të artikullit. 

As drejtori i Muzeut Kombëtar të Kosovës, Ajet Leci s’ ka kthyer përgjigje për Kallxo.com lidhur me mos mbylljen për vizitorë e Muzeut Kombëtar dhe atij Etnologjik.  

Këta dy muze edhe gjatë ditës së sotme (e martë 14.07.2020) ishin të hapur për vizitorët. 

E hapur për vizitorët gjatë ditës së martë ishte edhe Galeria Kombëtare e Kosovës, ku aktualisht është e hapur Ekspozita, Bienalja Ndërkombëtare e Vizatimit. 

Arta Agani, drejtoreshë e kësaj galeria ka konfirmuar për Kallxo.com se galeri ka qenë e hapur, sipas masave të institucioneve për parandalimin e COVID-19. kurse ka thënë të mos ketë marrë ndonjë njoftim nga MKRS mbylljes apo jo të sallës së ekspozitave. 

“Salla është e hapur dhe ne jemi duke punuar me staf esencial. Ne s’ kemi marrë ende asgjë”, ka thënë ajo, për Kallxo.com. 

atëherë Dhurata Ramosaj, menaxhere në Galerinë e Ministrisë së Kulturës ka konfirmuar për Kallxo.com se menaxhmenti i kësaj galerie e ka mbyllur sallën e ekspozitave, duke u bazuar në vendimit të qeverisë për pezullimin e aktiviteteve të mbyllura. 

“Në bazë të vendimit të Qeverisë nr 04/13 i datës 13/07/2020, pika e 3 pezullohen aktivitetet kulturore, deri në vendim tjetër sallat mbeten të mbyllura, dhe ekspozita tani do të publikohet vetëm online”, ka thënë Ramosaj. 

I mbyllur do të jetë edhe Muzeu i Kalasë në Prizren. Enver Rexha, drejtor i Institutit Arkeologjik, që menaxhon me Kalanë e Prizrenit, ka thënë për Kallxo.com se muzeu është mbyllur për shkak të situatës. 

Foto: Kallxo.com

“Po muzeu është mbyll për shkak të situatës, por nevojitet të shohin edhe se si do të funksionojë edhe Parku Arkeologjik në Ulpianë, për shkak  situatës”, ka thënë ai. 

herët a vonë më parë, të hënë më 13.07.2020, Qeveria e Kosovës mori për anulim të  gjitha aktiviteteve kulturore në hapësira të mbyllura, s’ kuadër të masave  shtrënguese për parandalimit të përhapjes së Coronavirusit. kurse në aktivitetet që mbahen në hapësira të hapura nevojitet të zbatojnë në përpikëri kushtet e parapara në Manualin për mbrojtje nga COVID-19. 

  

 



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *