Intervistë rreth ushkurit. Berati nuk e nxori intervistën që ka dashur nga Richard Grenelli, por megjithatë e nxori nga…

Intervistë rreth ushkurit. Berati nuk e nxori intervistën që ka dashur nga Richard Grenelli, por megjithatë e nxori nga Ai fjalinë që neve na duhet më së shumti: Grenell tha: Populli amerikan e do popullin e Kosovës. Dhe tregoi se punon për liberalizimin e vizave. Intervista përfundoi rreth ushkuri, në orientimin e tij seksual, thuajse Kosova e ka gajlen e seksit të Grenellit. Grenelli ishte i matur dhe fantastik. Kushdo që e ngacmon për jetën e tij private, është idiot i madh dhe meriton përbuzje. Se, kështu e kanë zanat shqiptarët. Kur duan me ta plas zemrën të godasin në jetën personale, thuajse vet e kanë bë namin, e po ju merr dikush lakmi. Grenelli nuk e di se ne jemi e zeza e vetes para se me qenë të poshtër për të tjerët. Grenelli nuk e di, se këtu vazhdimisht janë të atakuar: 1. Beqarët; 2. Gratë e dhunuara në luftë; 3. Të vejat; 4. Të divorcuarat dhe të braktisurat; 5. Gratë që nuk mund të lindin fëmijë; 6. Njerkat; 7. Pleqtë; 8. Të varfërit dhe të dobëtit; 9. Të sëmurit mendor; 10. Gratë e pavarura dhe të guximshme; 11. Personat me nevoja të veçanta; 12. Dhe mos të harroj, ata që martohen me ‘të huajt’…. si dhe aseksualët. Kjo shoqni me bë m’u çel është e tmerrshme, duhet m’i injoru se ta thith gjakun si vampiri lakuriq që e çorron dielli por sheh në terr. Prej Grenellit, faleminderit që nuk tregoi çka mendon përnjëmend për ne. Faleminderit që nuk ia dhe intervistën Beratit. P.S. Na fal!
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *