Intervistimi i Thaçit si president ndikon në sovranitetin e shtetit

loading...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka deklaruar se do të vepronte njëjtë sikurse një vit më parë kur është dorëhequr nga posti i kryeministrit për t’iu përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale.

Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës ka thënë se s’ do ta dërgonte “asnjëherë aspekte të sovranitetit para hetuesve”.

Krahas kësaj, ai është shprehur optimist se Thaçi do të jap dorëheqje Vetëm po të i konfirmohet aktakuza nga Specialja.

“Dorëheqja s’ nevojitet të shihet si një afat i caktuar kohor, a është në ditën e parë apo në ditën kur ngitet aktakuza, por mund të vijë ajo ditë Po qe se konfirmohet aktakuza kur presidenti do ta merr vendimin e tij pra për dorëheqje, unë vendimin e kam marrë në ditën e parë kurse edhe presidenti në aspektin kohor mund ta kalkuloj, por kur të ngritët aktakuza ai ashtu siç ka deklaruar edhe vetë ai do të jap dorëheqje”, tha Haradinaj.

“Ka ndikime në sovranitetin, në aspektin e integritetit shtetëror e të gjitha këto kur merret presidenti në pyetje”, tha ai.

Më 19 korrik 2019, Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga posti i kreut të ekzekutivit pasi kishte marrë ftesë nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

Në anën tjetër, presidentit të vendit Hashim Thaçit më 24 qershor 2020 i është ngritur një propozim-aktakuzë nga Dhomat e Specializuara për krime lufte dhe kundër njerëzimit. Thaçi ka deklaruar se në rast që aktakuza konfirmohet do të jap dorëheqje.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *