Isa Mustafa po vazhdon izolimin por është mirë me shëndet

loading...

Kryetari i LDK-së dhe ish kryeministri Isa Mustafa të premten e kaluar njoftoi se është infektuar me COVID-19 dhe se është në vetizolim.

Zyrtarja për Komunikim Publik e LDK-së, Gentiana Azemi tha për KALLXO.com se shëndeti i Isa Mustafës është i mirë.

“Kryetari është mirë me shëndet. Është në vetizolim dhe gjendja e tij është e mirë”, tha shkurtimisht Azemi për KALLXO.com

“Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, s’ vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes s’ janë të prekur. Ditët në vijim to të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal!”, kishte shkruar Mustafa për KALLXO.com.

Isa Mustafa infektohet me COVID-19



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *