Ish-anëtari zbulon sekretet e dëshmitarëve të Jehovait


është një komunitet i vogël “tradhëtarësh” të dëshmitarëve të jehovait, që kanë hapur një faqe “ish dëshmitarët e Jehovait”.

Top Story arriti të lidhej me njërin prej tyre, por që refuzoi të japë një intervistë.

Personi rrëfeu se kishte qenë për 15 vite më radhë pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait dhe vetëm 2 vite më parë kishte arritur të shkëputej.

Arsye kishte të bënte me se cila ishte në të vërtetë “dëshmitarët e Jehovait”.

“Kam qënë një nga deshmitarët e Jehovait për 15 vjet. njoh fenë nga brenda, si u zhvillua në dhe ndryshimet që kanë ndodhur në doktrinë që nga viti 2000. U largova pasi kuptova që edhe kjo fe ishte e korruptuar, si gjithë të tjerat në fund të fundit.

Fillova të flas me kursim me persona të tjerë brenda në fe, në lidhje me gjetjet e mia, por kur pleqtë e kongregacionit e moren vesh, pjesëtarët filluan të më shmangin dhe mos të më flisnin apo takonin. Kjo bëhet në mënyrë që të mos infektoja dhe te tjeret me e mia, e kështu t’i bëja që të shkëputeshin nga kongregacioni. Eshtë një praktikë normale për dëshmitarët e Jehovait.

Kur je brenda s’ e kupton se po mashtrohesh. Njerezit që përbëjnë kongregacionin janë njerëz të mirë në përgjithësi por janë të mashtruar dhe zakonisht qëndrojnë në fe nga frika e armagedonit. Edhe nese dikush eshte i pakënaqur dhe do të largohet shpesh e mundon pyetja që zakonisht ndodh me sektet fetare “ku do shkoj” po tani” mos jam mashtruar nga fryma e botes, satanai etj.

duhet nje karakter i fortë për të rifilluar jetën nga e para pasi del nga ajo fe. Kur je brenda s’ e kupton që lavazhi i trurit që të behet përditë me mësimet e përsëritura tërë kohës dhe me frikën që të ngulisin nësë s’ bën atë që pritet nga një besimtar”, tha ai.

Sa i përket thashethemeve që besimtarët e këtij grupimi paguhen me shuma të majme, ai e hedh poshtë këtë variant.

“Ata që paguhen s’ janë besimtarët më besnikë pasi aty të gjithe janë besnikë. Paguhen vetem ata që kanë pasur dëshirë dhe janë lejuar, që të predikojnë rreth 8 ore në ditë. Marrin një pagesë modeste për të mbuluar shpenzimet. Ata që përfitojnë nga besnikeria e besimtareve janë vetëm ata qe quhen trupi udhëheqës që e kane bazën në SHBA. Ata quhen të mirosur dhe si te drejtuar nga fryma e shenjtë. Kuptohet që këtu fillon mashtrimi i madh.

Sipas tyre do te shpetohen ata qe therrasin emrin e Jehovait. Por këtë e kanë thënë në mbi 100 vjet. Pa përmendur herët e shumta që fundi është predikuar sikur ishte shume pranë”, ka shtuar ai.

j.l./ dita

Postime të ngjashme