Ish-polici i Shqipërisë dhe një shtetas tjetër dënohen në Kosovë për katër thasë marihuanë

loading...

Albert Memia, ish-zyrtar policor dhe Armand Muçaj nga Shqipëria, u dënuan me burg dhe gjobë në Gjykatën e Gjakovës sot.

Ata po akuzohen për katër thasë të mbushura me marihuanë në peshë prej mbi  29 kilogramë të transportuara nga Shqipëria në Kosovë.

Armand Muçaj u dënua me 4 vite burgim dhe 3 mijë euro gjobë kurse Albert Memia u dënua me 4 vite e 6 muaj burgim dhe gjobë prej 3 mijë eurosh.

Në këtë dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, që nga data 21 gusht të vitit 2019.

Gjykatësi Mentor Bajraktari mori vendim edhe që të konfiskohet marihuana në peshë prej 29 kilogramë e 317 gram dhe vetura e Albert Memias.

Ata akuzohen se në gusht të vitit 2019, nga Shqipëria në Kosovë kanë transportuar katër thasë marihuanë.

Armand Muçaj ishte deklaruar i fajshëm ndaj akuzës së Prokurorisë, mirëpo gjykata kishte refuzar pranimin e fajësisë, kurse Albert Memia ish-zyrtar policor në Shqipëri s’ kishte pranuar akuzën që i ngarkohet.

Dy të akuzuarit s’ kishin arritur një marrëveshje për pranim të fajësisë edhe pse ajo ishte kërkuar nga vet ata.

Albert Memia dhe Armand Muçaj po akuzohen për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të drogës.

Sipas aktakuzës, në ditën e 29 gushtit të këtij viti, dy të akuzuarit pas një marrëveshje nga fshati Mejdan i Tropojës me anë të pikës kufitare Qafë Morinë kishin ardhe në fshatin Mejë të Komunës së Gjakovës, e më pas janë parkuar te qendra tregtare “ETC”, në Gjakovë.

Sipas aktakuzuës, marihuanën ata e kishin vendosur në veturën e tipit Mercedes, me qëllim të shitjes.

Aktakuza shpjegon se më pas të njëjtët janë ndalur nga Policia, pasi që Policia kishte informata që në veturën e Albert Memiajt ndodhet substanca narkotike.

Pas kontrollit në bagazhin e veturës, policia ka gjetur katër thasë të mbushura me marihuanë, me peshë prej 29 kilogramë e 317 gramë.

Gjakovë, kërkohet marrëveshje në gjykatë për katër thasët me marihuanë

 

 

 

 

 



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *